• |
ide | kryesore

FOTO/ Në kinema vjen filmi “Krishtlindje në Europa League”: ironia në rrjetet sociale kundër Napoli e Inter për të mos u humbur

Sport



Dalja surprizë e Inter dhe Napoli nga Champions League në ndeshjet e fundit të grupeve respective, ka shpërthyer ironinë e tifozëve në rrjetet sociale. Skuadra e Ancelotti e pamundur në Champions deri në mbrëmjen e të martës në Anfield, që e flaku edhe jashtë kompeticionit, ka qenë në qendër të ciklonit tallës, e shoqëruar sigurisht edhe nga zikaltrit e Inter, që nuk arritën të mundnin skuadrën e vendit të funditm PSV Eindhoven në shtëpi.

Napoli u mund 1-0 nga një gol i Salah, përballë Liverpool, ndërsa Inter nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 në Meazza kundër hollandezëve të PSV, duke zbritur tashmë në Europa League.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *