• |
ide | kryesore

Projekti i “Klan Kosovës” nominohet për çmimin prestigjioz të arkitekturës “EU Mies van der Rohe”

Lajme, Të fundit



Projekti i Teatrit të Klan Kosovës, është nominuar për çmimin prestigjioz “EU Mies van der Rohe”. Ky projekt është realizuar nga arkitekti kosovar Astrit Nixha dhe është një ndër 12 projektet shqiptare të nominuara për këtë çmim.

Ky projekt është punuar së bashku me stafin e studios ANARCH. Arkitektura e tij origjinale eksperimentale, sidomos në ripërdorimin adaptiv, paraqet parimet e projektimit të shekullit të 21-të të reduktimit, riciklimit dhe ripërdorimit. Përveç logjikës tektonike në veprat e tij, mënyra e kombinimit midis materialeve dhe dritës tregon një fushë tjetër interesash që po përjeton arkitektura.

Teatri ka një kapacitet prej 800 vëndesh. Aty pritet të ndërtohen edhe objektet të tjera duke nisur nga galeria, restoranti, salla e konferencave etj.

Ja si është shprehur arkitekti Astrit Nixha për këtë projekt:

 “Unë besoj se jeta është e përkryer, për shkak të papërsosmërive. Ndërtimi duhet të pasqyrojë jetën në papërsosmëritë e saj për të paraqitur arkitekturën e përsosur. Pasi të vizitosh Teatrin, nuk mund të rezistoni por të filloni të mendoni dhe të pyesni kuptimin e fjalës ‘Teatër’, një ndërtesë ose zonë në natyrë në të cilën luhen shfaqje. Niveli i detajeve është i mahnitshëm dhe këto detaje përbëjnë një tërësi që vazhdimisht argëton përpara performancës “reale” teatrore. Paleta e materialeve është e gjitha organike. Dru, shkurre, litarë, tulla, të gjitha janë prodhim vendor.”



4 Comments

  1. Jeta eshte e perkryer per shkak te papersosmerive, thote arkitekti qe e ka bere ate?! Vertete?! Atehere le te mbetemi aty dhe te bejme vepra pa vlere…this is stupid.

  2. Per mies van der rohe nominohen me qindra projekte ne gjithe europen. Vetem ne shqiperi ka 12 kandidatura ne kete edicion. Pra se kuptoj ku eshte lajmi ketu. pse perzgjidhet ky projekt nder dhjetra te tjere per tu shpallur ne kete portal.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *