• |
ide | kryesore

Meta i kthen buxhetin, Rama thirrje studentëve: Dilni nga ky kurth

Lajme, Të fundit



Pasi presidenti Ilir Meta riktheu serish në Kuvend ligjin për buxhetin 2019, me qëllim që t’u jepet mundësi plotësimit të kërkesave të studentëve, kryeministri Edi Rama shkruan me ironi në Tëitter se ky hap i Presidentit vjen pas prezantimit të kërkesave të LSI.

Teksa e quan të gjithën ‘presion mbi studentët’ Rama iu bën thirrje të rinjve që të dalin nga kurthi dhe të flasin në emër të vetes.

“Interesant! Presidenti kthen buxhetin e Shqipërisë pas prezantimit të kërkesave të LSI-së?Asnjë çudi!Vazhdon papushim e në çdo formë,presioni mbi studentët për të qëndruar në kor kundër Dialogut?Miq!Dilni nga kurthi i atij kori dhe bëhuni individë që flasin në emër të vetes??”, shkruan Rama.

Duke marrë shkasë edhe nga kërkesat e studentëve, Presidenti Meta kthyer ligjin për buxhetin e 2019 serish në Kuvend. Kjo lëvizje e Metës vjen si një mundësi për plotësimit të kërkesave që kanë studentët e që lidhen direkt me buxhetin adresuar për ta.

“Presidenti i Republikës, ka besimin e plotë se Kuvendi i Shqipërisë do të reflektojë një bashkëpunim gjithëpërfshirës me qëllim plotësimin e kërkesave të studentëve dhe interesit publik”, thuhet në njoftimin e presidentit.



6 Comments

  1. Ky eshte njeriu qe I dhimsen studentet nuk ka te tjere,studente like floriri eshte me ju,Turp per ju po pranuat dhemshurine e like floririt dhe mones

  2. A nuk e kuptoni se Presidenti po i hedh kamerdaren e shpetimit KM duke i dhene mundesine qe te rishqyrtoje buxhetin? Me te vertete mbetet me pak per PPP-te e famshme, por ekziston probabiliteti qe te zbuten sadopak studentet “e pashpirt” qe nuk mendojne fare per nevojat e KM dhe te te tjereve qe i shkojne nga pas…

  3. Ti qe ke emer t po te vjen keq per liken o kurve skrapari dhe shpellar qe te hyfte nje kar dhe per liken e floririt qe vajzat I ka derguar ne londer per studime o tutkun dhe ha byrek tani,pusht

  4. Spo ja ha kari njeriu per asnje. Po ky sociopati rama po ndejti ne pushtet e ka vrare perfundimisht demokracine. Dhe te rrofte propaganda megjithese ju rilindasve ju pelqen sapuni per djathe.

  5. Kthimin e ligjit e ka kerkuar vete rilindja, dhe ne kete mes eshte loja e qeverise qe kerko te fuse ne loje edhe presidentin, kushdo qofte ai. Dinakeria, e kodoshlleku i ketij KM, eshte qe s;ka fun, e s;ka shprese. Qellimi i tije eshte te turbulloi sa me shume opinione qe te peshkoi lehte, e qe do mund te dale nga kjo situate qe e kane vene studentet. Ai kerkon qe te perplase opoziten me studentet, kerko qe te perplase senatet e universiteteve me studentet, profesoret po ashtu, pra eshte nje percares qe kerko te shpetoi si oktapd. Ketij te cmenduri duhet ti ruheni e te keni kujdes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *