• |
ide | kryesore

Plani për ta mbajtur De Gea në Manchester: portieri më i paguari nga të gjithë në Premier League

Sport



David De Gea mund të bëhet lojtari më i paguar i Premier League. Sipas asaj që bën të ditur ‘The Sun’, portieri i Manchester United është gati të rinovojë kontratën me Djajtë e Kuq, që do ti ofrojnë 400 mijë stërlina në javë (që do të thotë me 23 milionë euro në sezon), dyfishin e asaj që përfiton aktualisht.

28 vjecari spanjoll, kontrata e të cilit skadon në qershor 2019, më parë ishte në shënjestrën e Real Madrid, por vetëm një burokraci proceduriale, e vonuar qëllimisht nga United e mbajti portierin në Old Trafford. Edhe në muajt e verës merengues tentuan spanjollin, përpara se të kthenin vëmendjen tek Courtois.

Në fakt, De Gea ka shprehur gjithnjë pakënaqësi në Manchester, madje zërat ishin se lojtari mund të largohej në fund të sezonit me gjigantët europiane të gatshëm të merrnin shërbimet e tij. Por nëse vërtetë, ashtu si deklaron The Sun, De Gea rinovon me United për 23 milionë në vit, atëherë portieri do të bëhet lojtari më i paguar i Anglisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *