• |
ide | kryesore

Vazhdon protesta në Devoll dhe Shkodër për tarifën e naftës dhe vështirësitë ekonomike

Lajme, Të fundit



Me qindra qytetarë kanë dalë ditën e sotme për të protestuar  në Devoll dhe Shkodër.

Në Devoll ata kanë bllokuar aksin që lidh qytetin e Korçës me Bilishtin. Qytetarë, fermerë dhe përfaqësues të bizneseve të vogla dolën në protestë për uljen e çmimit të naftës, energjisë elektrike dhe për të kërkuar ndihmë për fermerët e zonës.

Me qytetarët e Devollit janë solidarizuar dhe shoferët e makinave.

Sa i takon protestave në qytetin e Shkodrës, ato vijojnë me të njëjtin intensitet prej katër ditësh. Qytetarët shkodranë protestojnë për kushtet e vështira ekonomike, kundër rritjes së çmimit të naftës si dhe rritjes së taksave.

Protestuesit kanë bllokuar sërish hyrjen e qytetit të Shkodrës.

 



2 Comments

  1. Paraja ruse eshte hedhur ne qarkullim per destabilitet si ne maqedoni,gruevski shqiptar korbi sali me grupet e tij jane ne aksion te plote luli po pret te korre fitoren e enderruar ne tavoline,por do mari Karin e popullit si gjithmone

  2. Nafta ne Maqedini eshte me e Lire se ne Shqiperi.

    Ne kemi port detar, ata nuk kane.

    Dhe perseri e kane naften me lire

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *