• |
ide | kryesore

Vetingu në politikë/ Rama: Artist u mbyte në Venecia. Basha: Hajdut psiqik që nuk kupton anglisht

Lajme, Të fundit



Pasi Komisioni i Venecias miratoi opinionin përfundimtar për vettingun në politikë, kryeministri Edi Rama reagoi duke sulmuar ashper kreun e PD, Lulzim Basha.

Vetingu në politikë/ Komisioni i Venecias thotë fjalën e fundit për nismën e opozitës 

“Eh Artist, s’më vjen mirë për ty, po ti s’ve mend! Vate e u mbyt në ujin e Venecias edhe Gjoja vetingu yt, një nga ato manovrat e tua në xunkth që e kanë bërë PD aq shumë joserioze në sytë e njerëzve, sa jeni hedhur në ilegalitet për të penguar Dialogun mes studentëve e qeverisë?”, shkruajti Rama pak më herët në Twitter.

Por e menjëhershme ka qenë dhe përgjigja e Bashës, duke e quajtur “hajdut psiqik” kreun e qeverisë.

“Hajduti psiqik ka 9 ditë që nuk kupton as shqipen, pale pastaj anglishten! Mirënjohje Komisionit të Venecias që hapi dritën jeshile për vetingun e politikanëve. Asgjë nuk e shpëton hajdutin psiqik nga lidhjet me krimin! Koha kur politikanët janë mbi ligjin po mbaron!,” shkruan Basha.



6 Comments

  1. Rama po tregon qe ka probleme serioze sefundmi. Verehet me komunikimet qe ka, te cilat tregojne problemet e shumta.
    Pavaresisht besoj se ekipi i PR po i funksionon me se miri.
    Kujdes nga felliqesirat se kur ngordhin te kafshojne keqazi

  2. vetem nji hajn si rama me kuptimin ndryshe te venecias i gezohet q politikanve te mos u behet veting.sepse e din qe e gjith ridhjerja e tij bjen ne burg.

  3. Une kontrolloj parlamentin, keshtu qe NUK ka veting per MUA dhe shoket e mi.

    Vetingu eshte per te gjithe por JO per Neeeeeeeeeeeeeeee.

  4. E verteta nuk mbulohet dot nga “perkethyesit “partiak te rivdekjes.
    Venecia nji OK te madh per vitingun ne politik.
    Sado do perpiqen te manipulojne s’do munden dot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *