• |
ide | kryesore

Shqiptari shkoi në Angli për një jetë më të mirë, kapet me dokumenta fallso

Lajme, Të fundit



Një i ri shqiptar u kap në Newport të Uellsit me dokumenta fallso. 27 vjeçari D.Preçaj është dënuar nga gjykata e Cardiff me 10 muaj burg.

Autoritetet gjetën në postë një patentë greke fallso të dërguar në adresë të tij. Pasi iu bë një kontroll në banesë, atij iu gjetën edhe dokumente false greke dhe lituaneze.

Fillimisht 27 vjeçari ishte larguar drejt Britanisë për një jetë më të mirë. Ai kishte bërë atje punë të ndryshme dhe me dokumentet fallso kishte arritur të hapte dhe një llogari në bankë ku mund të merrte rrogën.

Pas përfundimit të dënimit, i riu do të dërgohet menjëherë drejt Shqipërisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *