• |
ide | kryesore

Dita 12/ Studentët vazhdojnë protestën tek Kryeministria

Lajme, Të fundit



Studentët e universiteteve publike në vend, kanë vendosur që të çojnë kauzën e tyre deri në fund. Ditën e sotme, pavarësisht motit që nuk është në favor të tyre, studentët janë mbledhur para Kryeministrisë.

Studentët shprehen të bindur se do vazhdojnë protestat e tyre deri në plotësimin e 8 kërkesave pa dialog. Ata kanë paralajmëruar protestë masive të hënën me pjesëmarrjen edhe të qytetarëve. Ndërkohë ditën e djeshme studentët e fakultetit Ekonomik kërkuan dorëheqjen e dekanit Dhori Kule me pretendimin se nuk i ka pritur në takim për të diskutuar problematikat.

Sakaq, kryeministri Edi Rama nëpërmjet deklaratave për mediat apo dhe postimeve në rrjetet sociale nuk lëshon pe, duke i bërë të ditur studentëve se kërkesat e tyre do të zgjidhen vetëm përmes dialogut. Presidenti Ilir Meta riktheu serish në Kuvend ligjin për buxhetin 2019, me qëllim që t’u jepet mundësi plotësimit të kërkesave të studentëve.



6 Comments

  1. O bushat pse nuk e thua sa lek ke marr nga rama ? O psikopat qe shtiresh si gazetar. Sa gjoba ke vene jeten tende ? Pres te dalesh te thuash “keta student qe nisen protesten jane marksista”

  2. RRINI LARG “DIALOGUT”!

    Njehere Luani vendosi te shtroje gosti per kafshet e pyllit ne strofken e tij. Kafshet u nisen nje e nga nje.
    Lepuri, i nisur per atje, kur pa se Dhelpra po hezitonte, e ftoi dhe e pyeti pse s’po vinte. Dhelpra ia ktheu:
    – Shoh shume kafshe te hyjne por asnje te dale…..

  3. Mos ndaloni . Mos dialogoni . Intensifikoni greven derisa i gjati ine dhe soji i tij te shporret nje here e pergjithmone nga politika .

  4. Une marksiste dua qe te jene
    Mu tani ska c’ me bejne marksistet
    Jam proletar.
    Pronat e shtetezuara mi quajten shteterore
    Asgje s’ mora 28 vjet
    Ishallah Vine marksiste dhe jua Marrin ketyre te tjereve.
    Qe Jane marksistet e tregua kur grisen e shkelen tre flamuret e bajges ppsh.

  5. O-Fieraku i Ferrasit jo i Akernise se po ardhi pjella marksiste do te ti japi pronat ty?Pjella Marksiste qe ishte e buke e qepes abuzoi me shume kur u permbys sistemi ata e gllaberuan te gjithe pasurine e ketij vendi dhe po vazhdojne akoma .Qe nga sekretaretet e byrove,kryetaret e koperativave ,drejtoret e nderrmarrjeve ,shefat e llogarive te tere shushunjat qe ishin ne keto poste drejtuese ne kohen e permbysjes te sistemit kurse ne 1997 -ten grabiten te gjithe ata qe ishin ne poste drejtuese te ushtrise qe nga kapteret dhe deri tek ai me graden me te larter ,Prandaj mos e dhente zoti te shpresosh tek marksistat se ata e gllaberuan dhe po gllaberojne kete vend o -Fieraku nga Ferrasi dhe jo nga Akernija.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *