• |
ide | kryesore

ARRSH paralajmëron shoferët, do të ketë reshje bore

Lajme



Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) informon se në orët e ardhshme parashikohen reshje dëbore në zonat malore, të cilat do të kenë intensitet deri mesatar. Sipas ARRSH-së, në zona të caktuara mund të ketë mjegull për shkak të reshjeve të shiut. Rekomandohen përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes për shkak të lagështirës, sidomos gjatë orëve të para të mëngjesit dhe gjatë natës, si dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore. Të gjithë kontraktorët e Autoritetit Rrugor Shqiptar janë në gatishmëri dhe po monitorojnë në vazhdimësi situatën për të mbajtur të hapura të gjitha akset.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *