• |
ide | kryesore

Grupi i PD/ Salianji thërret: Duhen djegur madatet

Lajme, Të fundit



Deputeti demokrat Ervin Salianji kërkoi gjatë mbledhjes së sotme të gurpit parlamentar të PD-së, që demokratët duhet te djegin mandatet e tyre.

Salianji e argumenton këtë veprim radikal si një akt politik dhe jo sepse pë perfundojnë afatet e mandateve, pasi prej muajsh nuk paraqiten në parlament.

“Duke e nisur nga protestat studentore, mesazhi ynë i qartë në mbështetje të tyre është qartësia politike me të cilin japim mesazhin. Nëse kemi një armik të dytë veç Edi Ramës kemi paqartësinë. Unë mëndoj që ne duhet të diskutojmë mirë si grup parlamentar i Partisë Demokratike  me njëri tjetrin, sepse nuk ka qartësi strategjie së pari në mes nesh, kjo vendimarrje nuk është “rrahur mirë” mes nesh. Nuk duhet ti japim mesazh as demokratëve dhe studentëve që po presin së pari integritet nga ne, që ne do të hyjmë në seancën parlamentare sepse na digjert mandati apo për një rrogë. Unë personalisht mendoj që duhet të djegim mandatet  jo duke pritur afatin por si akt i qartë politik, ti bashkohemi studentëve pikërisht tani kur ata po bëjnë thirrje për gjithë shoqërinë dhe gjithë shoqërisë qe eshte ne proteste, te bashkohemi me ta” – ka thënë Salianji brenda grupit.

“Nëse merret vendim që të shkojmë në parlament të shkohet me qartësi dhe me program të qartë që zgjedhjet do t’i fitojmë duke nxjerre kandidatët dhe alternativën që tani” – shtoi deputeti demokrat.

“E përsëris armiku i dytë i madh i joni është paqartësia. Ndaj dhe vendimet që merren këtu duhet së pari të jenë të vendosura bashkarisht dhe së dyti të kemi ne të parët bindje dhe qartësinë se çfarë po bëjmë” – është shprehur Salianji.



5 Comments

  1. Vetingu, vetingu, e kush na e thote ,,,ky kusheriri i kryekriminelit, apo krimineleve qe e bene dhe atje shihini, e analizoni se kush jane, e nga vijne. Vetingu duhet filluar nga RUCI, e CO, Ramen si krye banditi 23 vjecare ne qeverisje e pjesetar bandash, e pastaj me rradhe, deri tek keta picirruket kuqale komentues, bandite , mbrojtesit e krimit e droges ne terren, vetem keshtu do pastrohemi nga bloza qe na ka bere ky pushtet.

  2. Ti more sumkapuc muti nuk je ai lloj burri ti qe djeg mandatin,ti dhe ate ta dha luli mor pusht,si deputet suksesi me i madh i joti zure dashnore Griden

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *