• |
ide | kryesore

Musabelliu / Rektori “pa këllqe” që tradhëtoi studentët e tij

Arkiva, Kryesore



Kush e ka parë sot “dialogun” e Ramës në Universitetin Bujqësor të Tiranës, ka parë edhe një monolog haluçinant të një burri me shall që i qëndronte në krah. Ai përsëriste shpesh: “Unë kam këllqe, unë kam këllqe” pasi një student nga salla e kishte provokuar për këtë.

I gjithë tensioni erdhi pasi një student e ngritur në sallë tregoi live para gjithë botës se ky burri, Bahri Musabelliu po i mbante peng, sepse ai i kishte ftuar studentët në një takim për ti shërbyer lutjeve të kryeministrit për dialog, pa u thënë atyre se në sallë do të shfaqej si fantazëm edhe Edi Rama.

Nuk ka dyshim se mes studentëve të vet dhe dëshirës për ti shërbyer kryeministrit, Musabelliu zgjodhi të dytën. Arriti deri aty sa të gënjente të parët, të pranonte rrethimin e selisë së universitetit me gardë, dhe të krijonte një bashkëbidedim fallco.

Lexo më tej:

Rama takim me studentët në Universitetin Bujqësor, Studentja: “Nuk na ishte thënë që do kishim takim me ju”

Pedagogëve në Universitetin Bujqësor i bëhet kontroll trupor para takimit me kryeministrin

Prandaj ajo studentja iku në mënyrë demonstrative dhe prandaj shoku i saj përmendi termin “pa këllqe”. Edhe po të shikosh përgjigjen që Musabelliu i dha studentit aty e kupton lehtë teatrin e tij: “Kur unë kam kandiduar në këtë post dhe kam pyetur veten; nëse kam apo jo këllqe. e marr si ofendim dhe më vjen keq që të artikulohet nga një student.

Nëse s’do kisha këllqe, e ftoja që dje kryeministrin. Po ngaqë jam përgjegjës për detyrën, ju dëgjova juve. kam zbardhur kërkesat tuaj”.

Pra megjithëse studentët protestues nuk pranojnë dialog, ai ishte i vendosur që ta bënte këtë shërbim. Por burrnia e këtij burri me këllqe qëndronte në faktin se nuk e bëri që të hënën por e shtyu 24 orë.

E gjithë kjo skenë e pështirë servilizmi qartëson disa përfundime. Se ndryshe nga sa propogandon ligji i arsimit të lartë me pallavra për autonimi, zara si Musabelliu janë servilë të qeverisë. Ajo tregon gjishashtu se kërcënimet e Ramës kundër drejtuesve të universiteteve po i japin frytet e tyre. Dhe në fund ajo flet se çfarë lloj njerzish ka përzgjedhur rilindja që mpleksi edhe Shullazin me garat universitare, për të drejtuar institucionet e dijes.

Emri i Bahri Musabelliut u bë publik në media edhe pak kohë më parë nga pedagogu Dardan Shehdula. Ai akuzoi rektorin e universitetit bujqësor për paaftësi dhe nepotizëm, në një letër publike. Por si përherë ata që nuk dinë të bëjë mirë punën e tyre janë super të aftë për të bërë servilin. Dhe këtë profil ka nxjerrë në krye Reforma në arsim, për të drejtuar punën e 5 fakulteteve dhe 20 departamenteve.

©Lapsi.al



20 Comments

    1. ke harruar te shtosh se UB ishte i rrethuar me tanke dhe studentet nuk i lejon njeri te dalin.. O zoteri demokracia eshte dialog dhe protesta kete qellim ka ti ulesh autoritetet qe te degjojne dhe nqs te genjejne …atehere te kutia e votimit i tregon vendin

      1. beni ik ha se ish dhjer shizofren qeni se tepermi,po nuk shkove te lepin ter ate qelbrsir dhjerje rame vjen roshi me grup dhe vellan e mitur se bashku me ty te qijn e perdhunojn,pastaj vijn xhelili brek shqyeri motren ta rregullon dhe ne fund balla e doshii te dy ti trrafikon.

  1. beni ik ha se ish dhjer shizofren qeni se tepermi,po nuk shkove te lepin ter ate qelbrsir dhjerje rame vjen roshi me grup dhe vellan e mitur se bashku me ty te qijn e perdhunojn,pastaj vijn xhelili brek shqyeri motren ta rregullon dhe ne fund balla e doshii te dy ti trrafikon.

  2. ky musabelliu qenka me drakull stalini e enveri se spartak braho,gjelil gjoni,gjinushi,ngjela,dokle,musa ulqini ,fatos klosi,hajdaraga,mojsiu,mejdani,nano,majko,meta,ruqi etj.

  3. Diktatori,Gardiani skizofren Edvin Rama i thote studenteve;”Ikni edhe ju që e duartrokitët”!!!
    Gënjeve”, studentja del nga salla, Rama:“Çfarë ka për të duartrokitur këtu?“Ikni edhe ju që e duartrokitët.
    Duartrokitjet që mori nga studentët e tjerë nuk i pëlqyen kryeministrit.“Çfarë ka për të duartrokitur këtu?
    “Tarifat janë rritur. Unë jam studente e Financë-Kontabilitet dhe paguaj 320 mijë për tarifën. Ndërkohë
    dy kurset e tjera paguajnë 300-350. Pres përgjigje. Janë rritur apo jo tarifat? Nuk më pëlqeu fakti që
    Rektori na gënjeu pasi nuk na tha për këtë takim. Madje nuk na tha asgjë që do të vinit këtu. Ndaj unë
    jam e para që po braktis mbledhjen (studentët duatrokasin)”, tha ajo.Duartrokitjet që mori nga studentët
    e tjerë nuk i pëlqyen kryeministrit.“Çfarë ka për të duartrokitur këtu? Përdorni megafona kur unë jam
    i gatshëm që t’ju dëgjoj. Ku e pret përgjigjen, duke ikur? Edhe ju që duartrokisni s’jeni të detyruar të rrini.
    Por një gjë ju them, nëse me ndihmon ndonjë prej jush që duartrokisni ta gjeni në historinë e ndonjë vendi
    këtë që bëni ju, do ju isha shumë mirënjohës.Megafoni është një mjet që e kam përdorur dhe unë. Megafoni
    është shumë i nevojshëm kur s’të dëgjon njeri. Por kur atij që ti i bërtet me megafon thotë të dëgjova,
    ti i thua hajde ulemi dhe thotë nuk ulem, atëherë ka një problem me ty. Refuzimi për të folur nuk është argument.Studentët e dhjetorit atëherë u ngritën në mënyrë paqësore sepse rregjimi i atëherëshëm
    edhe mund të nxirrte tanket në rrugë.Ju po kërkoni të humbni diçka që e kërkuat vetë” – tha Rama.

  4. Termi “dialog” rrjedh nga greqishtja dhe do te thote diskutim ne mes dy njerezve. Problemi i mungeses se dialogut nuk qendron tek studente, por tek KM. E keni pare ndonjehere KM ne dialog? Une deri me tani vetem monologje kam degjuar. Ka patur edhe dialogje, por kur personi qe eshte ngritur i ka thurur lavde qeverise dhe menyres se drejtimit te saj. A mund te quhet dialog ky?

    1. D.m.th bashkbisedim,diskutim mes te barabartesh.Ndersa Rama lutet per”dialog”,
      qe te tregoi unin,te diktoi,te imponohet!!!Ti thuash studenteve se;”Çfarë ka për të
      duartrokitur këtu?Ikni edhe ju që e duartrokitët”,duhet te jeshe skizofren ose Kim
      Jong-un,sepse as gardiani me te burgosurit nuk do te bente kete.

  5. Po ky rektor duket qe ka mbaruar.
    Nuk di pse i duhen akoma gradat!
    Dhe nga i do , nga ky kastravec kryeminister.

  6. Nuk mbahet shtepia me traret e kalbur o-Edvin-Psiko-Skizofreni dhe me bythe lepirsat kerma qe ju vine verdalle pas bythes.

  7. Ky zar skrapari, i perzedhur si katovicari, me nje rrasht fshatari den babaden tradhetar-kusari
    1 mije lek ban nje kalendar me 12 flet 500 lek ban ky kalensar i vitit me 1 flet.
    20. mije lek paguajne studentat per nje karton dipllome bacellor qe ska per t’ju hy ne pune ndonjehere. Eshte e fresket dy tre dite jane. Nuk ju mjaftun tarifat e pagesat per provimet e mbartura, duhej edhe kjo zhvatje

  8. Qe kur kam qene student ky ka qene as femer as mashkull, na jepte kooperim. Ne gje te mire kishte nuk merrte leke

  9. Te gjith sa shkruani me siper jeni me sahan lepiresa se sa vet bariu. Po te ishit aq te ndershem dhe pa ja mar asnjerit ne goj deri tani minimalja kishit dal ne protest dhe jo te beni anonime. Ajd shqyeni buthen ne shesh dhe boll hodhet gurin e fshehet suratin emrin dhe doren. Lepirsat e radhes.

  10. Është publikuar një përgjim audio, ku mesa dij, është ky rektor i këtij Universiteti bujqësor që e kërcënon një pedagog thuajse hapur se do ta pushojë nga puna, për krimin e madh që kishte bërë, se kishte përgëzuar në rrjetet sociale Taulant Mukën se ja nxori bojën kësaj qeverie.
    Prisja që në këtë shkrim ku pretendohet të na skjarohet se kush është rektori Musabelliu, që portreti i tij si një servil i Ramës, të ilustrohet me këtë fakt flagrant.
    E kam dëgjuar me veshët e mij dialogun e tij kërcënues të inçizuar me pedagogun e nuk mund të quhet fake news.

  11. Po ky rektori sevil ka qene qe me 90 o njerez njeri jo pa kellqe po pa byth duhet then ,ta shikoje ne vitet 90 si nje katunar se fshatarit i ha m…n ai qe rrinta pas bythe rektorve te asaj kohe qe duhet pranuar ishin shume here me akademik sa mbahet ky burri pa bythe dmth.

  12. Nuk bohet veni me fshatarevgjitergej, ec ridvan bodevic doktor shekencash etj etj me mythqim dekan universitetesh qe bota ja ka heq vizen me kohe.

  13. Nje gje esht e sigurt qe ky rektor turi qen neser do jet patjeter ne burg kurte ndrohet dhe ti kontrollojn e breket e do ta shihni pastaj kte cubin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *