• |
ide | kryesore

Rama-studentëve: Rrini në kafe, e doni t’ju paguajmë për 4-at

Lajme, Të fundit



I pranishëm sot në një takim me studentët e Universitetit Bujqësor të Tiranës, Edi Rama u shpreh i gatshëm të mundësonte 100% pagesën e studentëve me aftësi të kufizuara ose që vijnë nga familje në nevojë, por jo studentëve të dobët.

 

“Pika parë thotë përgjysmim tarifash? Ok. Tarifat janë pjesë e kostos, por ta dini asnjë student nuk paguan më shumë se 50% të tarifës. Tani i bie të paguani 25%.

Po si do i themi biznesmenëve e familjarëve që nga tarifat tuaja do paguajmë për ata që marrin katra në universitet. Atyre që janë me 9 ose 10, i themi, ne do ju paguajmë 100% tarifën shteti. Kush merr 8-9 pse 50%, do e paguajmë më shumë.

Kush vjen nga familje në nevojë, t’ja paguajmë 100%. Po m’fal ti vjen në universitet, merr paratë e prindërve, rri në kafe, se kafet janë tumllas, më shumë ka në kafe se në auditor, do që të të paguajë shoqëria ty që ti të marrësh 4-5 dhe në fund fare të dalësh si gjithë të tjerët, madje të jesh dhe doktor shkencash,” deklaroi kryeministri Rama.



2 Comments

  1. Ne fakt disa prej tyre qe duan te dominojne turmat e meritojne kete dialoge. Shumica jane studente te vitit te III bachelor qe matura shteterore i shperndau ne Universitetet dhe deget qe nuk kane lidhje fare. Nje me 5 matematiken ne shkolle te mesme nuk mund te behet inxhinjer. Kaq e thjeshte eshte!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *