• |
ide | kryesore

‘Ju të dëgjoni, por nuk të vini veshin’, njihuni me studentin vlonjat që i bëri zbor Ramës (VIDEO)

Lajme, Të fundit



Cili është studenti vlonjat që u përball me kryeministrin Edi Rama gjatë takimit në Universitetin e Vlorës. ABC Neës u takua me të pas takimit.

Ky është student i cili do të mbahet mend për shprehjen: “Ju të dëgjoni, por nuk të vini veshin”.

Andi Bërdëllima, në vitin e tretë të juridikut, gjatë takimit në Universitetin e Vlorës i bëri kryeministrit Rama një historik të qeverisjes së tij.

“Duket sikur është një diferencë e vogël, por ju bëni sikur të dëgjoni, por në fakt nuk të vini veshin”– i tha ai Ramës.

Andi Bërdëllima, student: “Nuk e thashë thjesht për bujë, sa për t’u dukur, por është diçka që çdokush e ndjen, nuk ka ç’them më shumë, se do kaloja te pjesa  e partive”.

Bërdëllima foli edhe  për familjen e tij; nëna nuk merr dot takim tek okulisti, kur ndryshe nga legalizimi falas i ati kishte marrë kredi për legalizimin e shtëpisë. Ai denoncoi se një freshist i ka ofruar vend pune në bashki, nëse do të votonte në zgjedhje për PS-në.

Andi Bërdëllima, student:  “Unë i thosha mos e paguaj se kemi shpresa për legalizime falas. E paguaj këstin disa milionë dhe rreth një vit nuk erdhi fare ajo. Seç u bënë ca ndryshime, me kërkesa dhe kërcënime boshe nga ana jonë, na mori posta në telefon dhe tha që ka ardhur leja e legalizimeve”.

“Të gjitha këto bëjnë që ne të kërkojmë mundësi për të ikur nga ky vend dhe ju jeni një kryeministër që po na nxisni të ikim, me vjen turp”-tha ai.

Andi Bërdëllima, student: “Duket sikur jam kundër kryeministrit, Nuk jam fare kundër kryeministrit, madje më duket më cool nga të gjithë kryeministrat. Ai është më afër realitetit e shikon që është keq dhe e thotë, por nuk po ndryshon gjë realisht”.

Pasi Rama pyeti Bërdëllimën se si e kishte blerë iPhone kur pretendonte se ishte i varfër, ky ia ia ktheu: Po ti si e bëre shtëpinë në Surrel? /abcnews.al



6 Comments

  1. O LLAPSI.. Mire bet qe i bituat keti cfar tha studenti. Po nuk pash ate me te rendesishmen. AI PARA TEJE TE FUSTE PLUMBIN NE BALL i tha rames. Prandaj rama do jet akoma aty ku eshte per nje koh te gjate.

  2. Kujt i servirni keta studente qe meritojne te trajtohen nga mjeksia si autike!?
    Apo si gjithmone duhet te mastrubohen zagaret e ketij portali.

  3. Vete e hengrem kete mut te madh,studente ka me shume se jane nevojat por askush s’ka te drejte ti heqi shkollen.e gjithe shqiperia u shit per asgje,Legalizim dmth vjedhje,te gjitha o burra se mbaroi shteti,..Pa marre n mbrojtje Ramen qe pak e ka,por ne asnje vend te botes shteti nuk te garanton pune mbas universitetit.Sa studente kane perfunduar recepsionist,shites,sekretare etj pune te rendomta,,,sa te dush dhe shembuj ka plot.Rrethi i hajduteve President me gjith gruan,K/minister,Opozite dhe Pozite ,nuk keputet dot,eshte nje rreth qe te bejne qejfin ,flasin bukur dhe ikin si puna e Nanos apo Taci Oil,apo Kokedhima qe u be milionier vetem duke vjedhur e stervjedhur….lista nuk mbaron kurre.Gjeni se cfare doni se do beheni kllouna dhe askush nuk do tju degjoje me.

  4. Tamam trap Vlore,te gjithe kontrabandiste edhe ku i jepet rasti, tregojne hajduterine.Ne 1997 te gjithe prisnin se po vinin nga Vlora ne Tirane per te permbysur Salen,jo ore jo,Vlonjatet po plackisnin dyqanet.Ky studenti eshte nen medioker ,e mban vehten per trim dhe mendon se Rama do ti japi nje pjate me pushtet,tamam hajdut.

  5. Studente te paedukate! Nuk i flitet nje me te madhi ne moshe ashtu, ai mund te ishte babai i juaj. Nuk i flitet ashtu kryeministrit te vendit!

  6. Nuk e kuptoj deshiroj qe komenti yt te jete -ironi-po ne te shkruar nuk te le dyshim per ironi, ate here me duket se e ke me gjithe mend mbaje ti per -Baba-neqofte se te ardhkerka rende qe i paskan folur rende kryeministrit ose mund te jesh biologjike se nja 3-4- gra i ka lene ai moj Elone.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *