• |
ide | kryesore

Tjetër grabitje tek unaza/ Zbulohet projekti i kullave gjigande 

Kryesore, Lajme

Një tjetër skandal tek Unaza e Madhe. Përpos tenderit fallco që shpërndau 40 milione Euro ne tre duar pa garë, përpos mashtrimeve se projekti u dhurua nga privatët, përpos dokumentave të fallcifikuara në Amerikë nga njëra prej kompanive fituese, sot opozita ka zbuluar një tjetër fallcifikim. Ajo ka dëshmuar me fakte ndryshimin e planit urbanistik të Tiranës për ti hapur tokë ndërtimi atij që PD e emërton si ish-trafikanti Edmond Bego, i cili ka një miqësi të vërtetuar me Taulant Ballën.

Partia Demokratike denoncoi se Edi Rama dhe Erion Veliaj kanë ndryshuar në 2017-n planin urbanistik të Tiranës, për të favorizuar projektin lluksoz 60-milionë eurosh, sipas tyre, të trafikantit të dënuar, Edmond Bego. (dokumentat më poshtë) 


Jorida Tabaku e Gazment Bardhi publikuan dokumentet për të vërtetuar denoncimet e projektit të Unazës së Madhe.

Tabaku deklaroi se Edmond Bego ka parashikuar të ndërtojë një kompleks rezidencial luksoz tek zona e Unazës së Madhe, konkretisht në zonën e njohur si ish-Serat, të privatizuar nga Bego 2 vite më parë me firmën e Arben Ahmetajt.

“Për llogari të këtij projekti të trafikantit të drogës, Edi Rama dhe Erion Veliaj:kanë ndryshuar Planin Urbanistik të Tiranës dhe rrjedhën e lumit Lanë duke bërë që të dëbohen nga shtëpitë të paktën 200 familjeve” – tha Tabaku duke nxjerrë para publikut haratat se si ka qenë plani dhe si është ndryshuar në favor të ndërtimit gjigand të Edmond Begos.

Sipas Gazment Bardhi, kjo tokë përfshin 30 mijë metra katror dhe investimi fillestar do të shkojë 60 milionë euro.

“Kompleksi rezidencial, është paraqitur prej Edmond Begos në Bashkinë e Tiranës, ku kanë nisur procedurat e pajisjes së tij me leje ndërtimi.” – u shpreh Bardhi.

Si ishte: 

Si u ndryshua: 

Po kush është Edmond Bego?

Ish-trafikant i dënuar, tashmë i kthyer në biznesmen ndërtues në Tiranë, Bego ka pasur një dënim me 21 vjet burg në Itali për trafik droge, nga i cili vuajti vetëm 1 vit e 11 muaj për hir të konvertimit nga gjykatat shqiptare.

Bego u ndalua nga policia greke që ende mbante në sistem dënimin në Itali. Gjykata greke nuk mori parasysh vendimin e gjykatave shqiptare dhe e la në burg Begon, deri kur mbërriti një përgjigje nga Interpol Roma, që njoftoi se Edmond Bego nuk ishte në kërkim nga Italia.

                                     (Edmond Bego) 

Arrestimi i biznesmenit, që ka qenë pjesë e bandës së Lushnjës provokoi reagime të forta në politikën e Tiranës, pasi rezultoi se Taulant Balla, kreu i grupit parlamentar të PS-së kishte një miqësi të ngushtë me njeriun e Aldo Bares.

©LAPSI.AL 

Dokumentat: 

14 Comments

  1. Isha duke ndjekur live në internet takimin e sajuar të Ramës me studentët e Universitetit të Vlorës.
    Ndërkaq PD kishte lajmëruar që një ditë më parë se do të publikonte këtë skandal tjetër të Ramës.
    Televizioni që po ndiqja, u kujtua të largohej nga sherret e Ramës me studentët për tu lidhur me këtë konferencë shtypi me vonesë, e Tabaku u detyrua që të ribënte edhe njëherë sëbashku me Bardhin deklaratat për shtyp.ë Televizioni për të cilin po flas, për hir të së vërtetës ka bërë një pasqyrim të plotë të protestave , por më tërhoqi vëmendjen edhe një farë sondazhi i dyshmtë në faqen e tij në internet.
    Sondazhi drejtonte pyetjen : A duhet apo jo që studentët të dialogojnë me kryeministrin ?
    Deri pardje mbi 70% e votuesve i përgjigjeshin pyetjes me jo.
    Sot çuditërisht ishte dyfishuar numuri i votuesve, e çudia më e madhe kur po nga ky televezion shohim me mijra studentë të thonë jo dialogut, sondazhi na dilte me 64% pro dialogut ?

    1. Natyrisht qe sondazhi eshte nje mashtrim.Kjo vjen edhe si pasoje e protestave gandiste
      ne Shqiperi.Ne kete situate ku ndodhet Shqiperia,kur qeveria e”rlindjes”bën gati çdo
      Jave nje afere korruptive,protesta duhet te kthehet ne dhune,ndryshe i jepet koh
      Rames dhe makines se tij mediatike,qe ti degradoje dhe demoralizoje protestat dhe
      personat qe e udheheqin ate.Deshtimi i protestave te studenteve do te kete pasoja
      katastrofale,do te vdesi shpresa se mund te ndryshohet diçka.

  2. E ka marre lumi kete vend!

    Kur lexova sera mendova do kultivojne hashash pastaj doli trafikanti qe ben pallate.

    Kjo nuk eshte me ceshtje partie . Kjo qeveri bande nuk ka lidhje me PS me asnje parti ne fakt.
    Keta thjesht i kane hyre Shqiperise me cte gjejne, hashash kokaine droga te tjera kontrabande korrupsion vjedhje grabitje zaptime prona tendera ppp koncesione licensa leje ndertimi apo minerare blloqe nafte… cfaredolloj gjeje qe sjell para
    As u plas fare per asgje vetem tu sjelle para
    Totalisht te papergjegjshem dhe kriminal.
    Anti shtet anti shoqeri anti kombetar…cdo gje ne sherbim te lekut pertej banalitetit ordineres krimit etj veji ca emri te dush.

    Deshtim total

  3. Ali baba me 40 hajdute tani me duket nje histori pa aventure e shpelare pa fantazi. Hjdutet tane ja kaluan artit apo dhe nje historie. qija nonen.
    Hajdut rektori polici roja doktori artisti docenti akademiku idioti plaku
    Etj etj e qija nonen.

  4. Duhet te jesh kar me zile ose zari bushatit dhe i shkullakut te besosh ato qe jane shkruajtur dhe jane ngjyrosur me siper Qija ropt ca mashtrusash, i ka bere Shurrllaku me boje te kuqe dhe te verdh nje zone qe ska lidhje fare as me rrugen( qe duket majtas ku ndodhet dhe ja ben Muuuuuu) as lumi qe gjasme devijohet dhe me qesharakja ngjyrosja e 100 shpihjave me te verdha qe gjasme do prishen se do ndertohet pallate. Kjo eshte si ta genjejme kte popull te cohet te ne revolte sa me shpejt se na zuri Reforma, dhe me cuditshmja eshte qe VariKarin se del mashtrim se pergjegjsi smban njeri

  5. Vetem Revoluzioni eshte zgjidhja perfundimtare e ketij kaosi ne kete vend. Popull , mos rri po duku. Ja vdekje ja liri.

  6. Nje revolucion demokratik thote kryekomunisti sali dhe skifteret te gjithe jane dakort me nje goje,por spaku dhe bkh pe vijne,ky eshte makthi sali,keto fletet luli I kishte ngjyrosur mire dhe tabaku pallatin te tregu elektrik e mbaroji bardhi ca tendera si minster I beri,luli ndertoje ne token det qe ja kishte lene kurva hollandeze,milionat euro I mori,stalini ziguri faxi dhe xixa jane te lumtur me vjedhjet dhe prishjen e protestave

  7. Dhe ti i paemer shihi pak vrasesit e 21 janarit ne parlament si kokrra e molles shkelqejne te lumtur, se ja hodhen. E di ti pse?
    O copa e karit.
    Ta shpjegon niko peleshi por do ta kuptosh kur ne goje te kesh leshin e bythes peleshit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu