• |
ide | kryesore

Vjen oferta për aeroportin e Kukësit, gati 8 milione euro investim

Lajme, Të fundit



Bashkimi i përkohshëm i shoqërive Global Technical Mechanics shpk dhe Bami shpk, ka paraqitur ofertën për ndërtimin e aeroportit të Kukësit.

Në total vlera e investimit (CAPEX): 7.999.393 euro pa tvsh.

Njoftimi i ministrisë së Energjisë

Afati përfundimtar për dorëzimin e ofertave nga operatorë të ndryshëm ekonomik në këtë procedurë konkuruese ka përfunduar me datë 20.12.2018.

Komisioni, pas hapjes së ofertave konstaton se ka paraqitur ofertën e tij për këtë procedurë një operator ekonomik dhe më konkretisht bashkimi i përkohshëm i shoqërive Global Technical Mechanics shpk dhe Bami shpk, ku në marrëveshjen e bashkëpunimit midis tyre është përcaktuar se 30% e punimeve, nëse do të akordohet kontrata e koncesionit/ppp, do të kryhen nga Global Technical Mechanics shpk dhe 70 % nga Bami shpk.

Një nga kriteret kualifikuese të kësaj procedure ishte pjesëmarrja e një shoqerie/ekspertesh me përvojë në fushën e operimit dhe manaxhimit të aeroporteve e pajisur me licencat përkatëse lëshuar nga autoritetet ndërkombëtare të aviacionit, nëpërmjet një marrëveshje/kontrate me operatorin ekonomik. Në dokumentet e dorëzuara nga konsorciumi që ka paraqitur ofertë në këtë procedurë gare është përfshirë dhe marrëveshja mes konsorciumit dhe kompanisë hollandeze NACO me eksperiencë në fushën e menaxhimit dhe administrimit të aeroporteve.

Komisioni është duke vazhduar shqyrtimin e të gjithë dokumentacionit të paraqitur në formë elektronike nga ky bashkim shoqërisë dhe bën të ditur se  oferta financiare e paraqitur nga Global Technical Mechanics shpk dhe Bami shpk është:

Total vlera e investimit (CAPEX): 7.999.393 euro pa tvsh.

Pas përfundimit të procesit të shqyrtimit të dokumentacionit, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë do të informojë median dhe opinionin publik në lidhje me vendimmarrjet e mëtejshme të komisionit në këtë procedurë konkuruese.



8 Comments

  1. ”” Pas përfundimit të procesit të shqyrtimit të dokumentacionit, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë do të informojë median dhe opinionin publik në lidhje me vendimmarrjet e mëtejshme të komisionit në këtë procedurë konkuruese.”’

    ahaha .. po perse nuk ishit kaq te mire dhe transparent ju dhe me tenderat e tjere te me parshem … apo po ju mblidhet laku dhe ju ka hyre frika ..

  2. PPP e radhes,me kompani vendase + anonime me emer te rende Anglisht,mundesisht offshore.Ate token ne fund te pistes ku do behet zgjerimi do ta kene blere per nje cope buke dhe hajde burra,rilindja taking off perseri

  3. J vlen 8 milion euro investim sa per te shtyre edhe 6 vjet te tjera koncesionin e Rinasit. Humbet 8 por fiton 240 milion euro.

  4. 8 mil euro çfare “privilegji “per verilindjen she Kosoven ! Investim i vonuar me qellim. Para 2 vjetesh thoshin nuk e hapim dot se duhen 2 million:€ investim,tank 8.
    Diskriminim zonal !

    1. Mos u nxito te thuash DISKRIMINIM ZONAL… gjithshka varet nga ‘ leverdia’ ekonomike e investimit.

      Nese ti parashikon te fitosh 10 lek ne vit , nuk mund te invesosh 100 mije lek aty.

  5. Sado te mundohesh t’u krijosh Derrave ambjent te paster ai ne llumin e mutit do te shkoje te rehatoet atje ku eshte ngjizur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *