• |
ide | kryesore

Greqi/ Shqiptari godet tre herë me thikë afganin, arrestohet nga policia

Lajme



Një shqiptar është arrestuar nga policia e Athinës pasi vrau një shtetas afgan.Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 22 dhjetorit, mu në qendër të kryeqytetit grek.

Mediat greke kanë raportuar se shqiptari e ka goditur shtetasin afgan 3 herë me thikë, në mes të rrugës. Kjo ka ndodhur në lagjen “Omonia”. Identiteti i shqiptarit nuk është bërë ende i ditur.

Dyshohet se së bashku me të në momentin e krimit ka qenë dhe një shqiptar tjetër. Policia e Athinës po heton shkaqet e kësaj ngjarje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *