• |
ide | kryesore

Ambasadori i Shqipërisë në Turqi: Gjuha shqipe do të jetë lëndë me zgjedhje në shkollat turke

Lajme, Të fundit



Ambasadori i Shqipërisë në Turqi, Genti Gazheli, e ka quajtur një arritje të madhe futjen e gjuhës shqipe në kurrikulën mësimore të arsimit 8-vjeçar në Turqi.

Gazheli ka bërë një përmbledhje të sukseseve të Ambasadës shqiptare në Turqi gjatë vitit 2018.

“2018-a po mbledh rrezet e fundit dhe kjo ambasadë mendon se i ka përmbushur më së miri sfidat që u shfaqën. Sfidat tona në të shumtën e rasteve ishin dhe janë kurorëzim suksesesh. Viti që po lëmë, për nga ana e realizimit të objektivave, mund të thuhet se ka shumë pika për tu vënë në pah”, tha Gazheli.

Gjithashtu ai ka vënë në pah dhe shtimin e bizneseve turke dhe shqiptare që kërkojnë të operojnë në mënyrë të ndërsjelltë në tregjet e të dy vendeve.

“Natyrisht, marrëdhëniet strategjike me Turqinë janë të përsosura dhe ne vazhdojmë të punojmë për cilësi të lartë në këtë aspekt. Gjithsesi, krahas këtyre marrëdhënieve të mira politike, fusha ekonomike mbetet përparësi, ku duhet punuar më tepër për këtë qëllim. Në këtë pikë ndërhyrja e Turqisë është thelbësore”, tha Gazheli.



2 Comments

  1. Urime djemve turq e shqiptare! Ja nje shtet me integritet, qe nuk tutet se mos liria e gjuheve pengon bashkejetesat!

  2. Ore a e dini se kush është ky Gent Gazheli?! …..në vitet 90 puna e tij në Itali ishte menaxhim trotuari kryesisht Bologna e Milano.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *