• |
ide | kryesore

Kush do të jetë kryeprokurori i ri? Emrat që plotësojnë kriteret për garën

Lajme, Të fundit



Këshilli i Lartë i Prokurorisë pas konstituimit pritet që të mërkurën të nisë ditën e parë të punës. Detyra e parë e KLP-së do të jetë hapja e garës për prokuror të përgjithshëm duke qenë se Arta Marku e ushtron këtë funksion përkohësisht. Këshilli i Prokurorisë ka rol vendimtar në përzgjedhjen e 3 kandidaturave, të cilat i rendit në bazë të kritereve duke ia çuar për votim parlamentit.

Nëse Kuvendi nuk e zgjedh dot me tre të pestat brenda 30 ditëve atëherë kandidatura që është renditur e para nga këshilli quhet i emëruar. Prokurori i ri i përhershëm do të kenë mandat 7-vjeçar dhe emrat që do të garojnë duhet së paku të kenë kaluar vettingun, të jenë diplomuar në shkollën e magjistraturës ose të kenë doktoraturë si dhe të kenë 15 vite punë në sistemin e drejtësisë. Këto kritere i plotëson edhe drejtuesja aktuale e prokurorisë Arta Marku, që ka shanse të rizgjidhet në krye të organit të akuzës.

Një kandidaturë tjetër e fortë është edhe Adnan Xholi, i cili edhe pse nuk ka mbaruar magjistraturën ka gradë shkencore në fushën juridike. Në listën e prokurorëve që plotësojnë kriteret janë edhe Besnik Muçi, Sokol Stojani dhe Arben Dollapi. Gara për zgjedhjen e Prokurorit të ri hapet në Janar kur edhe të lëvrohet fondi për këtë institucion të ri.



5 Comments

  1. Po merreni me aresye mo komentues,,,,krye prokurori eshte zgjedhur,,,dhe ky eshte shoku ke i dhier i qelbesiraveRama. Mos ju duket shaka, por, se eshte, se nuk eshte, ai i ka tere fuqite komanduese, e vepruese. Ti rroje sektit kuqal, se keshtu e do tradita.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *