• |
ide | kryesore

Uefa për çështjen Koulibaly: “Nuk u respektua protokolli anti-racizëm”

Sport



Vlerësim për vendimet e institucioneve të futbollit, por edhe konstatimi se nuk është respektuar protokolli kundër episodeve të racizmit në stadiume. Ky është pozicioni i FIFPro (Shoqata Ndërkombëtare e Futbollistëve) e Uefa në lidhje me ngjarjet në Inter-Napoli, me koret raciste kundër Kalidou Koulibaly. “FIFPro e Uefa dënojnë me forcë ofendimet raciste ndaj lojtarit të Napolit, Kalidou Koulibaly, të mërkurën e kaluar gjatë ndeshjes së kampionatit në Milano. Të dy organizmat – informon një komunikatë e publikuar në faqen zyrtare të Uefa – duartrokasin masat e menjëhershme të marra nga autoritetet e futbollit italian, që kanë dënuar Inter me dy ndeshje pa tifozë dhe mbylljen e pjesshme të stadiumin për ndeshjen e tretë”.

“Sidoqoftë – shkruhet në komunikatën e Uefa – FIFPro e Uefa janë shumë të shqetësuara për këtë incident të papranueshëm racist e nga ajo që duket si një mungesë e respektimit të protokollit anti-racizëm i ndarë në tre faza. Koulibaly ishte objekt i koreve raciste, e pavarësisht lajmërimeve nga speaker i stadiumit, koret nuk u ndalën. Për më tepër, duket se stafi teknik i Napoli i ka tërhequr disa herë arbitrit për fyerjet që vinin për mbrojtësin e tyre. Të dyja organizatat janë të mendimit se koret raciste drejt Koulibaly, që u larguar nga fusha pas kartonit të dytë të verdhë, janë të papranueshme dhe nuk kanë vend në futboll. FIFPro e Uefa mbështesin autoritetet futbollistike italiane në cdo masë që do të merret për tiu kundërvënë racizmit në stadiume, duke qenë se bëjmë një politike të tolerancës zero”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *