• |
ide | kryesore

Unai Emery tregon arsyen e katastrofës në Anfield: Liverpool shumë i mirë për Arsenal…

Sport, Video



Unai Emery iniston se ka një pikëpamje pozitive në shkatërrimin e Arsenal 5-1 kundër Liverpool. Të kuqtë rikuperuan golin e shpejtë të Topcinjve dhe luajtën një 90 minutësh të mahnitshëm gjatë së cilës Roberto Firmino shënoi tre herë, ndërsa Mane e Salah kompletuan shuplakën. Ky rezultat përfaqëson humbjen më të rëndë të pësuar ndonjëherë nga Emery, por ish tekniku i Sevilla, që kujtohet për humbjen që i shkaktoi të kuqve në 2016 në finalen e Europa League, beson se performanca e skuadrës së Klopp i dha të kuptonte të tijve se sa shumë duhet të përmirësohen.

Emery komentoi për BT Sport: ‘Tre vjet më parë Sevilla luajti kundër Liverpool në Europa League dhe vitin e kaluar ata luajtën në finalen e Champions League. Ata janë një shembull për ne. Duhet të pyesim veten tonë, por na duhet kohë. Duhet të progresojmë duke hedhur një hap cdo ditë. Kjo humbje ishte e mirë. Jo rezultati. Por e mirë sepse dimë si ta hedhim këtë hap për të ardhmen tonë”.

Liverpool e mbylli 2018 me një fitore spektakolare në një ndeshje ritmike në Anfield. Kryesuesit e Premier League e panë veten shumë shpejt në disavantazh përballë Arsenal. Skuadra e Emery ndëshkoi me Maitland-Niles, pas një asist të Iwobi. Reagimi i Reds është i frikshëm: pas vetëm 5 minutash dy gola të Firmino përmbysën rezultatin. Arsenal e ndjeu goditjen dhe u lëshua përballë sulmeve të vazhdueshme të Liverpool, që përpara se të zbriste në pushim siguroi rezultatin me Manè, i shërbyer nga Salah, që në minutat shtesë e shtoi veten në listën e golashënuesve me 11 metërshin e realizuar. Dominimi i Të Kuqve nuk mbaron dhe Firmino shënoi tregolëshin personal dhe të pestin për Liverpool.

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/oj/oJ0X.mp4



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *