• |
ide | kryesore

(FOTO) Uji i ftohtë, ndërpriten kërkimet për peshkatarin në Pogradec

Lajme, Të fundit



Operacioni për kërkimet dhe nxjerrjen e trupit të peshkatarit të mbytur dje në rezervuarin e Bradomirës është ndërprerë përkohësisht. Ekipi i polumbarëve, e ka pasur të pamundur të vijojë kërkimet, për shkak të temperaturave ekstremisht të ulëta të ujit të rezervuarit.

Polumbarët po diskutojnë mundësinë e alternativave të tjera që do të bëjnë të mundur gjetjen e trupit të Ramazan Kojtarit. Mendohet që trupi i viktimës të jetë në thellësi të rezervuarit, në një distancë rreth 50 m nga bregu, në vendin ku u gjet varka dhe trupi i peshkatarit tjetër. Familjarët e Kojtarit kanë bërë apel për nxjerrjen sa më parë të trupit të viktimës.

Bëhet fjalë për viktimën e dytë Ramazan Kojtari, 56 vjeç i cili u mbyt bashkë me shokun e tij Arben Pupa pasditen e djeshme.

Si Kojtari dhe Pupa ishin banorë të zonës dhe administronin këtë rezervuar. Sipas dëshmive ata herë pas here dilnin për peshkim pasi hidhnin rasatin e peshkut për shumim.

Dyshohet se pikërisht mbingarkesa në varkë mund të ketë çuar në përmbytjen e saj pasi kishin zënë një sasi të madhe peshku. Gjithsesi këto janë vetëm dyshime, pasi askush nuk e ka parë ngjarjen.

Trupi i 50-vjeçarit Pupa u nxor dje nga uji prej banorëve të fshatit dhe shërbimeve të Policisë në vendngjarje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *