• |
ide | kryesore

Gazetarët Ramës: Ministri juaj nuk ka CV, kryeministri i kthehet: Ai ka lexuar libra më shumë se ç’keni thënë ju fjalë

Lajme, Të fundit



Gjatë konferencës së fundvitit me gazetarët, kryeministri Edi Rama është pyetur në lidhje me emërimin e Ministrit të Jashtëm, Genti Caka.

Njëri prej reporterëve i ka thënë Ramës se Ministri i ri i Jashtëm shqiptar nuk ka një CV publike, një konstatim të cilit Rama i është përgjigjur me një ton ofendues duke thënë se Genti Caka ka lexuar libra më shumë sesa të gjitha fjalët që kanë thënë të gjithë gazetarët që ndodheshin përballë tij.

“Më falni për krahasimin, por e Caka ka lexuar libra më shumë se ju të gjithë keni thënë fjalë në jetën tuaj, CV e tij do ta keni në dispozicion kur të bëhet ministër, nëse nuk është atje është gjëja më e thjeshtë në botë, të jeni të sigurt se zgjedhja e tij është e një shqiptari si unë e si ti, unë e neveris cdokënd që nënvizon kosovarin si arsye për të kontestuar zgjedhjen. Sa i takon insinuatës në fjalë ca të them unë, nuk e përsëris fjalën se pyetjen e ke bërë pa tendencë negative dhe është e pafajshme. Nuk ka lidhje fare fare, Caka është vendosur ministër për atë që ai përfaqëson, i përkushtuar ndaj një pune shumë të vështirë si puna që ka bërë për integrimin. Kam vlerësuar kapacitetin edhe si drejtues, edhe si një djalë që është shumë pranë vizionit, programit, mënyrës së të parit të gjërave dhe familjes sonë politike. Cfarë mbetet, mosha? Unë nuk mendoj që ky është një moment ku duhet të paragjykojmë, sepse nuk bëj krahasime por ka pasur raste ministrash në fusha të tjera në vende me shumë më tepër peshë dhe kanë pasur sukses, ose jo, po jo për shkak të moshës. Aman, ky vend ka pasur ministër të jashtëm Aldo Bumcin, dhe nuk ka pasur asnjë debat”- tha Rama.



12 Comments

  1. Ky lapangjoz i droguar, aq shumë është idiotizuar edhe prej genit, por edhe nga përdorimi i tepruar i drogës, saqë nuk është në gjendje të kuptojë veprimet e veta si të një adoleshenti të llastuar edhe tani që është në prag të të 60 vjeçve, por ka mbetur një fëmijë qesharak nga ajo çfarë thotë e çfarë bën.

    Leximi i librave nuk është domosdoshmërisht tregues i një niveli të lartë për të drejtuar një sektor shumë të rëndësishëm si Ministria e Jashtme,

    Edhe vet edvini e vërteton këtë, edhe ky lapangjoz ka lexuar shumë por duket se e lexuara i është bërë lapangjozëri.

  2. Pse nuk ben Baton Haxhiun minister, do dalesh me i sinqerte, e nuk do behesh gazi botes , me keto akrobacira.

  3. Meqenese Edi Rama u mor sot publikisht me Aldo Bumçin që sipas tij ishte një hata për Shqipërinë që u zgjidh Ministër i Jashtëm. Edi Rama duke qenë se ti më ndjek vazhdimisht me statuse sepse ti për ketë rron. Aldo Bumçi është nipi i Imzot Luigj Bumçit, minister në qeverinë e Turhan Pashës në vitin 1919, një nga figurat më të ndritura të Shqiperisë së viteve 1910 – 1940. Aldo Bumçi ka stërgjysh nga nëna Pashko Vasën që po të ishte gjallë dhe të shikonte katastrofën ku e ke çuar Shqipërinë në 5 vite qeverisje me siguri do të ta kishte kënduar një vaj.

    Tani për ty Edi dhe ata Fu-ksat që ke rrotull që me siguri do të të sjellin këtë status, ti djali i kujt je? Nipi i kujt je? Djali i Kristaqit deputet në nomenklaturën komuniste dhe i Spiro Kolekës që vranë e prenë njerëz të pafajshëm.

    Edi, ti je sëmundja më e keqe që mund ti bjerë trupit. Ti me Aldo Bumçin je si nata me ditën në shumë aspekte. Dallimi është i qartë. Shiko familjet nga vini. Njëra familja qe dha martirë për Shqipërinë dhe tjetra ajo e jotja martirizoi Shqiperinë për kolltukun e saj. Gremisu farë e keqe!

  4. Emerimi i ketij 28vjecari ne kete post pa asnje lloje eksperience eshte e TURPESHME per kete k/min.
    Eshte rast unikal ne gjithe boten demokratike. Ky “poliglot” (peshqesh nga i “ndrituri” V.Surroi) ne tavolinat nderkombetare ku do ulet do tregoi me se miri se nga kush drejtohet SHQIPERIA e mjere

  5. Ku e di Kryepalla se sa libra ka lexuar “çuni” i Batonit.
    Ai mund të pretendoj edhe që Tom Doshi, Mark Frroku, Artur Bushi, Arben Noka, Paulin Sterka, Sadri Abazi, Armando Prenga, etj. etj. etj. (sejcili prej tyre) kanë lexuar më shumë libra se Mit´hat Frashëri .
    Pastaj, le ta marim të mirqënë se ky pionieri i sorosit paska lexuar aq libra sa pretendon Haluçinanti, ky nuk e propozoi për drejtor të Biblotekës Kombëtare, por për ministrin shqiptar, që do flas vesh më vesh me : Mike Pompeo, Sergei Lawrow apo me Ivica Dacic, për ndarjen e Kosovës.

  6. Z Rama kam djalin , sa ka mbaruar fakultetin, lexon shume. Ka ndonje vend minister?! Ai do nga keto ministrite e vecanta, te forta jo futja kot. Shikohe njehere vella, te thash lexon shume.

  7. Po filma ka pare ky!
    Do ishte shume mire qe kjo mode te vazhdonte, Ramushi te behej kryeminister dhe i Shqiperise.

  8. Aldo bumci ka shkolle dinjitoze, familja e tij ka nje kontribut te shquar. Aldo vete eshte njeri shume i kulturuar. Mos per kete rama e ka kompleks se i kujtohet i ati qe varte njerez ne mes te sheshit. Kurse ky cuni i ri nuk thote njeri se eshte kosovar por kyb ska pasur kaq kohe per te lexuar se ka qene i zene me masterat. Ndoshta rames si injorant qe eshte i duket shume i zgjuar. Po shume keshilltarin e tij nuk e ka degjuar se cdo fjale e tij ne fushen e diplomacise ka qene nje katastrofe.

  9. O Rame , o derman. Pse lodhesh kot, beji vete dhe kryeminister dhe minister i jashtem dhe i financave dhe i arsimit.
    Me vjen vertet keq , qe lodhesh me zgjedhje. Vete o vella, te gjitha vete dhe do shpetoj ky vend. Te kane rrethuar hajdutet, batakcinjte, te paaftet, kurvat , drogaxhinjte, kriminelet, pederastet.
    Perfitojne keta nga besimi yt!
    Si nuk zgjodhe nje si veten?
    Po pse keshtu do digjesh ti?!

  10. 28 vjec eshte ministri im i jashtem??
    Se diplomacia eshte dhe pak me pervoje ndaj them. Po derisa ka vendosur kryeministri patjeter qe ky eshte me i miri.
    C’po tall bythen o i gjate.
    Ps do ta haj koken ty.
    I ben lavde grupit parlamentar ne nje kohe qe i ke bere te gjithe te pakenaqur. Asnje nuk pyet, asnje prej tyre nuk zgjedh. Pastaj do dhe votat. Ku je ketu ti, ne bacen e babait, ta ka lene Kristaqi ty shqiperine si prone e vilajet.

  11. Kur beri dhe miun e -Haleve-zv -kryeminister pse te mos e beje dhe kete minister -Miu eshte 1e 20cm i gjate ky te pakten ka pa k gjatesi packa se nga trute ka lexuar vetem libra si -macoku -me cizme-

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *