• |
ide | kryesore

Mesazhi i Ardi Veliut për punonjësit e policisë: Kaluam një vit me arritje e dështime

Lajme, Të fundit



Një mesazh urimi i ka shkuar të gjithë punonjësve të policisë për Vitin e Ri nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Ai i bën thirrje punonjësve të policisë të bëjnë më të mirën për sigurinë e komunitetit dhe luftën kundër krimit.

 “Kaluam një vit pune, përkushtim, lodhje, arritje por edhe dështime. Viti i Ri pas pak orësh mbërrin dhe do nisë rrugëtim dhe për secilin prej nesh ka një mesazh shumë të fortë:

Me ndershmëri e profesionalizëm, bashkarisht si familja më e madhe që jemi të bëjmë më të mirën për sigurinë e komunitetit dhe luftën kundër krimit. Ju uroj Gëzuar Vitin e Ri 2019. Mbarësi, shëndet, fat, suksese e lumturi në familjet tuaja. Gëzuar! Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ardi Veliu ,” shkruan Veliu.



1 Comment

  1. O drejtor, ju me shume lodheni nga c’organizimi qe keni, sidomos ne policine rrugore ku autoriteti i rrugoreve eshte shume i dobet.
    Gezuar 2019, nuk presim premtime boshe dhe qesharake nga kryeministri

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *