• |
ide | kryesore

Rama për Erion Veliajn: Nuk e ka të gjatë, do të varet në pemë si shembull

Lajme, Të fundit



Kryeministri i vendit është pyetur ditën e sotme në lidhje me marrëdhënien e tij me kryetarin e Bashkisë Erion Veliaj, me të cilin diskutohet se relatat nuk janë dhe aq të mira së fundmi.

Rama me portret tepër serioz, por duke dhënë një përgjigje ironike ndaj gazetarit është përgjigjur se brenda PS-së ka komplot, dhe se kryetari i Bashkisë Erion Veliaj nuk do ta ketë të gjatë. “Ai mund të mbjellë pemë sa të dojë, por në një pemë do të varet vetë pasi grupet armiqësore nuk e kanë të gjatë”, u shpreh Rama.

“Po, ka komplot në PS dhe jam shumë i shqetësuar për këtë komplot lëvizje konspirative që synon gjëra shumë më të rënda që nuk i ndaj dot me ju, jemi duke menduar për një gjyq popullor dhe dënime të rënda, shumë të rënda, internime, dhe nuk diskutohet që koka është kryetari i bashkisë së Tiranës, ai është në krye të këtij komploti i mbështetur nga ish ministri i Brendshëm, ka edhe të tjerë por nuk ua them dot, dyshohet dhe për institucione të tjera në këtë konspiracion.. ka të dhëna që ka edhe studim shkencor të doktoreshës Kryemadhi për goditjen e qeverisë dhe më vjen keq që më kapët gafil por jam i detyruar ta pranoj.
Por ju siguroj që ky grup nuk e ka të gjatë, Veliaj mund të mbjellë pemë sa të dojë, por në një pemë do të varet si shembull që në këtë parti grupet armiqësore nuk e kanë të gjatë dhe do të jetë pjesë e një vepre që do të shkruaj dhe do t’ua jap me autograf’-tha Rama.

Përgjigjen e kryeministrit do të mund ta dëgjoni: 01:38:00.

 



10 Comments

  1. Keta me ane te Soros-it sollen pluralizmin Kinez. Opozit brenda partise qe pastaj te ndajme lekat. Pse doli hapur djali vet pro rames kurse gjyshi Soros gjoja na eshte distancuar ? Keta e dhjene qe e dhjene kujtojne se njerzit harrojne ? Nuk do behemi kurban edhe pse ai plakushi na e ka ul steken me ane te rames dhe na shantazhon lirine me ane te retorikes se kalbur komuniste dhe injoranteve te lodhur.

  2. Kur hyn ne Tirane duket sikur je ne ato zonat e luftes ne Siri.
    Erresire dhe germadha te sheshi shqiponja, pisllik i pafund.
    Rama permend dhe justifikohet me Gener 2 qe fallsifikoj me Gjiknurin tenderin, nga qe i gjith tenderi eshte fallco

  3. Veliaj dhe Rama do mbajne pergjegjesi per disa leje pallate ne mes te pallateve. Babezi , i njoranc pa kufi. Nuk.ekziston nje lulishte, nje shatervan, turp
    Padyshim qe disa do varen, biles shume shpejt

  4. Nga te gjithe skifterat dhe shpellaret dallon taulanti si shpellar I ri ne emer por I njejt me shpellaret e vjeter te lapsit,edhe nje here ai talli karet me ju skiftera qe jeni bere krahu I djathte I tij,me reklamen qe I beni gjithe diten

  5. E nxorri koken e skories qelbanike ky isektit ridhierjes se tepsise, . Sa here qe sheh qe psikopati i partise se tij ben si zakonisht ndonje gafe, apo ironi, e qe tere komentuesit tallen me kete kaqol KM, KY, SI IDIOT, E ME PO TE NJEJTET EPITETE SULMON KOMENTUESIT, E I QUAN DEMOKRATE, ME SINONIMIM SKIFTERE. ,POR DUKET QE ZARBO, E KULISH, E KODOSH, SEPSE KESHTU E DO PARTIA.XI

  6. Si rrallë herë, kesaj rradhe ke folur tamam o kryeminister. Mund ta kesh thene me ironi, por shakaja është gjysma e së vërtetës.
    Do vijë një ditë që zullumet që keni bërë do dalin në dritë, disa kanë dalë, dhe të shohim sa do t’a mbash fjalën, por jo s’e kam ndonjë shpresë të madhe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *