• |
ide | kryesore

E vërteta e arratisjes së Gruevskit/ Media maqedonase raporton: Nuk ka kaluar nga Shqipëria

Lajme, Të fundit



Sipas medias online maqedonase sdk.mk, ish-kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski nuk është arratisur përmes pikave kufitare zyrtarë të Shqipërisë. Këto informacione të medias maqedonase i referohen burimeve të Prokurorisë.

Të dhënat e parahetimit kanë konfirmuar se në arratisjen e tij nuk ka leje zyrtare nga Policia Kufitare në Qafëthanë, Shën Naum, Stenje, Xhepçisht dhe Bllatë, që janë vendkalime zyrtare kufitare.

Nga Prokuroria për krim të organizuar dhe korrupsion është konfirmuar vetëm kalimi i Gruevskit me automjet diplomatik në Mal të Zi dhe Serbi për të përfunduar në Hungari.

Ndërkaq për mënyrën se si Gruevski ka hyrë në Hungari me letërnjoftim (për shkak se pasaportën ia ka marrë Gjykata Themelore Shkupi 1) është çështje e Hungarisë.
Në profilin e tij në Facebook më 13 nëntor 2018 Gruevski ka njoftuar se gjendet në Hungari. Më tej, pas një jave, ai ka shtuar se autoritetet në Hungari kanë pranuar kërkesën e tij për azil.



1 Comment

  1. Lajm idiots e logjikeMaqedonse :
    Nuk paska hy ne Shqipëri, pooooor ne MZi doli prej Shqipërie,
    – e dokumentyme ne Dog ane,
    Flm per humoristikeb, sado e trashe!
    Kujt I vyen kjo e ‘ fertete’?!.

    Ajo qe u vyen eshte modeli
    Gruevski’arratisje’-azil,
    paret e vjedhura te tijat,
    Po i prish me karshillik!!
    Kaq.
    Shteti i se Drejtessss s!
    (kjo o drejtesia per Pusht etaret.
    QE NGA hitleri, deeeeeeele)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *