• |
ide | kryesore

Dekretimi i ministrave të rinj, Rama dërgon në Presidencë kërkesën

Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama, ka dërguar në presidencë dekretet për ministrat e rinj. Dekretet janë dërguar gjatë mbrëmjes së djeshme dhe mësohet se ka patur një komunikim mes Ramës dhe Metës.

Rama depozitoi kërkesat për lirimin e tetë ministrave dhe emërimin e nëntë të rinjve, pasi shtoi në kabinet edhe ministrinë për Marrëdhëniet me Parlamentin, në krye të së cilës ka propozuar emrin e Elisa Spiropalit. Brenda shtatë ditësh sipas afatit kushtetues pritet të miratohen dhe dekretimet nga presidenti.

Votimi i shkarkimeve dhe emërimeve pritet që të bëhet në seancën e parë të sesionit të ri parlamentar në datë 21 janar.

Ministrat e rinj të propozuar

Erion Braçe, Zv.Kryeministër

Besa Shahini, ministre e re e Arsimit

Belinda Balluku, ministre e re e Infrastrukturës dhe Energjisë

Gent Caka, ministër i Punëve të Jashtme

Anila Denaj, Ministre e Financave dhe Ekonomisë

Blendi Çuçi, Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

Eduard Shalsi, Ministër i Sipërmarrjes dhe Biznesit

Elva Margariti, Ministre e Kulturës

Elisa Spiropali, ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin

Ministrat që u larguan

Senida Mesi, Zv.kryeministre

Arben Ahmetaj, Ministri i Financave

Damian Gjiknuri, Ministër i Infrastrukturës dhe energjisë

Ditmir Bushati, Ministër i Jashtme

Lindita Nikolla, Ministrja e Arsimit

Niko Peleshi, Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

Sonila Qato, ministre e Sipërmarrjes dhe Biznesit

Mirela Kumbaro, Ministre e Kulturës

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *