• |
ide | kryesore

“Xing me Ermalin” si Shqipëria që ëndërron Rama

1, Arkiva, Ide



Nisja e një viti në rolin e kllounit nuk është mëkati i vetëm i shfaqes së Edi Ramës përballë Ermal Mamaqit. Përtej gëlimit të debateve të shumta, përtej serialit të gënjeshtrave për shtëpinë e Surrelit, përtej hipokrizisë për protestat e studentëve, kishte në atë dialog që nuk prodhoi dot humor diçka më të rëndë.

Në një moment, gjatë bisedës, kryeministri iu drejtua me një këshillë qytetarëve të vet. Mos shihni më lajme për një javë, mos lexoni gazeta dhe portale gjatë kësaj kohe. Mbylleni televizorin, shikoni vetëm futboll apo Xingun e Ermalit dhe do të kuptoni se jetoni në një vend më të mirë, predikoi ai gjatë emisionit.

Do të qe mungesë e madhe serioziteti, që pas një bashkëbisedimi aq pak serioz të filloje të teorizoje për rolin e pashmangshëm të pushtetit të katërt në demokraci, për fjalën e lirë dhe pluralizmin e opinioneve në një shoqëri si e jona, që do e vizatonin ashtu siç është në të vërtetë, kllounin që për vete shpenzon 4-5 orë të ditës duke na u shfaqur pas ekranit.
Por do të qe një eksperiment më i thjeshtë nëse, do të imagjinonim për një çast, sikur ta kishim zbatuar këshillën e Edi Ramës gjatë këtij një viti e gjysëm që ai po gllabëron i vetëm tepsinë.

Nëse do të kishim mbyllur TV-të dhe s’do të kishim klikuar mbi portale, ne nuk do ta kishim marrë vesh se ministri i policisë që deshëm ishte i lidhur me Habilajt dhe se trafiku i narkotikëve kishte plasur sheshit.

Nëse do ta bënim këtë, ne do të qemë të bindur se përgjimi i Babales me Agron Xhafajn ishte një manipulim i vërtetuar si i tillë nga një laborator serioz ndërkombëtar.

Nëse do ta bënim këtë, ne do të besonim se Rama dhe Veliaj duan ti falin kryeqytetit një teatër të ri modern, pa menduar aspak për biznesin 200 milionë eurosh 6 kullave që do të ndërtohen në qendër.

Nëse do ta bënim këtë, ne s’do ta merrnim vesh kurrë se pas projektit 20 milionë euro për kilometër të unazës, fshihej një tender i trukuar dhe një lojë me letra fallco.

Nëse do ta bënim këtë, ne do kujtonim se vërtet qëllimi i qeverisë ishte të pastronte qytetet dhe jo ti falte miliona atyre që fshihen pas biznesit të inceneratorëve.

Nëse do ta bënim këtë, ne do ta mirkuptonim kryeministrin e të pasurve që thotë se nuk ka më shumë para për studentët, pasi nuk do ta merrnim vesh kurrë se me një të rënë të lapsit ai përgjysmoi tatimin mbi dividentin oligarkëve.

Kështu vërtet që, ç‘do mbrëmje, do binim në gjumë me ëndrrën e jetesës në një vend më të mirë, që ngjan shumë me atë që na e tregon nga TV, në monologjet e tij alla Fidel, Edi Rama.

Kështu, me tru të shplarë, vërtet do ti shijonim më shumë emisionet humoristike siç bënim me skeçet e Ben Shakës në kohën e Enverit të parë.

Kështu vërtet do të drithëroheshim për golat e Ronaldos apo Mesit si me të vetmin emocion që na kishte mbetur në jetë.

Por, fatkeqësisht për ne, kjo ekzistencë idilike është e pamundur. Sistemi që na kanë imponuar të jetojmë nuk e pranon këtë tablo njëngjyrëshe të realitetit.

Megjithëatë, pamundësia fatkeqe e qindra mijra shqiptarëve, për ta imagjinuar veten në Eldoradon që u pikturon Edi Rama, nuk është asgjë përballë mjerimit të një kryeministri që ëndërron si të vetmen rrugëdalje ti mbyllë veshët dhe sytë qytetarëve të vet. Kjo është shenja e qartë se pas 5 vitesh pushtet demagogjia e tij ka përfunduar. Propaganda e tij ka vdekur.

Vetëm një vit e gjysëm, pasi kërkoi të tërë tepsinë për të ndarë paratë me dhjetë oligarkë, ai e ka kuptuar që gënjeshtra se fajin e kishte grykësia e aleatëve të vegjël nuk ka funksionuar. Ashtu sikurse e di se alibitë që fajsojnë drejtorët e provincave, zyrtarët e legalizimit, apo dekanët e fakulteteve nuk e mbulojnë dot oreksin për grabitje masive.

Tani e vetmja ëndër i ka mbetur të vazhdojë orgjinë e tij pa e treguar ndokush me gisht se mbreti është lakuriq.

Prandaj shpreson që shqiptarët mos dëgjojnë dhe shikojnë më asgjë përpos atij. Pikërisht për këtë i ftoi qytetarët të mos lexojnë mediat dhe mos shohin lajmet. Pikërisht për këtë i këshilloi ata ta hapin televizionin vetëm për të parë futboll dhe barcaleta.

Sepse në thelb Edi Rama ëndërron një “parajsë” ku ai dhe një grusht klientësh të vazhdojnë të grabisin, ndërsa dynjaja gajaset në “Xing me Ermalin”.

©Lapsi.al



36 Comments

  1. Nje gje me beri pershtypje ne ate “Xing”-in me Erpallin qe ishte si nje skeq i estrades se koprativave.Te gjithe ishin irrituar per bithelepirjen qe Erpalli I kish bere Edi Rames.Nuk e di se ata idiote njerez ishin the denuar ta ndiqnin estraden se s ben.Po pultin be dore e kishit more mjerane,te mos e ndiqnit psikopatin me psikopatin she bithelepiresin.

  2. Mbreme ishte shfaqja me e dobet e Rames.
    Doli fiks ashtu sic eshte, mashtrues, demagog dhe fallco. Ishte i stresuar, dukej si i ngrire, eshte i trembur. Eshte i trembur se eshte hajdut.
    Dhe e di qe do paguaj nje dite.
    Genjen pa turp, per nje objekt i ngritur mbi toke. Mqse i dha Ermalit disa foto idiote, te lere 2 gazetare te tjere, ta shikojne sa e varfer apo lluksoze eshte ai pallat.
    Vetem panelet diellote mbi tarrace duhet te kushtojne mbi 30 000 eu. Gjithsesi mqse e hapi kete loje , ta vertetojme.
    Se ketu po tallin bythen kaq trashe sa nuk shkon.
    Po na mbushin mendjen qe kane gruan e pasur.
    Per te ardh keq per gruan, qe ka marre per burre nje kryeminister laq te varfer.
    Duhet me i qa hallin mbretit.
    Zot na rruj ke na le per hise.

  3. Rama lakuriq ka qene gjithmone,tani do nxjerre manallin dhe do beje shurren ne parlament.Askush nuk e kundershton dot,Meta nje sulltan qe vetem vjedh,Basha nje hajdut I parfumosur,Banditi Mere qe la vetem te vdekur.Ermali eshte nje karagjoz qe I fshinte kurrizin Rames.

  4. Dhe peshtirosja nuk ka te sosur.
    Keshtu mund ta perkufizosh emisionin e Ermalit, me pak fjale.
    Nje kryeminister i lodhur , i mbaruar ne panik e siklet bashke.
    Dje na “mbushi” mendjen
    qe:
    jeton me nje shtepi modeste.
    Qe u be me shtepi fale gruas qe e ka te pasur. Etj etj si keto turpe, pallavra kaq bajate.
    Ne jep nr e llogatise z. Kryeminister te te hedhim ndonje leke.
    Por mos e ngaterro me nr e llogarise, qe i jep Zamirit, cetit , vilmes, Mulajt, Dulakut, Fushes. Ahmetajt, Gjiknurit, Gjushit, Ad Celes , Saimir Tahirit dikur, Erjon Veliajt e ki di une sa shume qe jane ..etj..etj.
    Se ato lele nuk quhen. Ti nik di gje per to.
    Se ti punon per ate lart, nuk se gje me dore.
    Te te rroj gruaja qe te beri me leke.

  5. E pra kjo eshte Shqiperia,e ne themi ose nuk behet.Po kush ta beje…….Shqiperia ku ka njerez qe ndjekin idiotesia te Tille neper nevojtore qe quhen télévision.Duhet te kesh durim mamuthi te ndjekesh Edi Ramen.Po cka ka intéressant ai psikopat o njerez.Ai eshte lakuriq dèri ne qelize e jo me ne trup.Edhe ne Burg te isha kurre nuk do e ndiqja ate idiot.

  6. Respect per kryeministrin Rama qe I pjerdh ne turinj kazanet mediatike dhe kazanxhinjte. Megjithate duhen vleresuar sadopak kazanet, pasi arrijne tu mbushin mendjen disa truthareve me gjysem te vertetat , genjeshtrat, propaganden e dhjere dhe te dale mode qe nga vitet 85. Rama fiton zgjedhjet 2019,2021.

    1. Mjerim dhe keq ardhje per ju qe komentoni ben siglen “ky”.
      Ju jeni viktime i vetvetes,mjafton te lexosh komentoni tuaj kur shkruani gjysem te verteta kupton qe nje pjese i trurit ju ka shku per lesh.Drogaxhiu mund ta fitobleje pushtetin perderisa shqiperia popullohet nga njerez idiote si ju..

  7. Rama ka bere gabimin e nje Diletanti.
    I shpalli lufte shtypit. Nje pjese te vogel te tij, sepse pjesa me e pare eshte e blere.
    Ate te voglen, qe ju duk e paperfillshme e sulmoi, cfare nuk i tha. Jeni kazan, fakenews etj. Ne nje kohe qe ishte thellesisht i korruptuar, krijoi dhe drejtoi nje qeveri mbushur me hajdute me nam dhe pa qene ministra. Ishte standarti i tij. Ata donte, se ata bejne gjithcka, qe shefi te mbetet i kenaqur. Nuk kane as integritet, as personalitet, jane gati te perdoren .
    Tani qe po ja nxjerrin te gjitha, po perpelitet, nuk di ku te fus koken. Megavjedhja te unaza ishte diskreditimi me i madh i Rames.
    Mbreti doli lakuriq, ashtu sic ka qene ne te vertete.

  8. Rama ka rene.
    Duket ne kembe por eshte iluzion.
    Po pergatit EXIT- in e tij. Nese i garantojne paprekshmeri ligjore, eshte gati ta lere qe tani. Kjo per ata qe e besojne akoma.

  9. Ajo qe ka me shume rendesi ne keto momente, eshte vazhdimi i protestave dhe te dale nga e gjithe kjo levizje nje grup i ri politik, i pakonsumuar, i paperlyer, dhe i paperfshire ne zhvillimet politike te deritanishme. Ka ardhur koha per kete gje.
    Ndryshe, kjo levizje do jete si gjithe te tjerat. Do sjell ndryshim por jo zgjidhje.
    Duhet nje fryme e re, qe te sjell shprese, dhe te krijoj nje klime pozitive ne vend. Te luftoj realisht korrupsionin, te jene social, ta duan kete vend. Ti vere oligarket perballe ligjit, te kontrollohen bilancet e tyre, te shkaterrohet pozita e tyre monopol, te hapet tregu, per me te miret dhe seriozet.

  10. Rama ka rene apo s’ka rene nuk ka te beje me Remzi Hoxhen dhe Fazllicin.Eshte shume interesant qe ky shtyp qe merret dhe me tartabiqet e konviktit apo me shurren e Kules nuk flet asnje fjale per kete Zhberje te kombit,per kete diktature shteterore qe korri Berisha,Prandaj tallen njerzit me dushin apo rrushin e Rames kur e krahasojne me vrasjet masive dhe grabitjen e njeriut si njeri.U zhduk njeriu dhe linden njerzit me bisht qe e shkatarruan fare ndergjegjen.Kush pjerdh per Ramen hajdut apo Meten llogaritar,zgjedhjet ata do ti fitojne per aq kohe sa te vdekurit te harrohen,Na mbani ligjerata boshe me analiza kalamajsh kur prostitucioni eshte kthyer ne industri,ku dosjet ne gjykate rrine me vitet te tera,ku Gjykata kushtetuese ka vite qe nuk punon,ku nuk ke dhe ku ankohesh se te vrasin apo te rrahin,Merruni me Ermalin dhe sapunin e Rames se Meta sapo u kthye nga pushimet luksose dhe Moniqa na ben thirrje per supervjedhje.Ne kete gjendje qelbesire qe eshte vendi studentet do te bejne qe te kalojme ne zgjedhje te reja.Por Remzi Hoxhen akoma nuk e kane gjetur dhe Fazllici aty afer Shkullakut eshte mos fle ne te njejtin krevat me te.

  11. Personalisht nuk e kam pare kurre emisionin e Ermalit, habitem se si mund te humbasesh kohen e cmuar duke pare ate kokerr gomari ose kerrici.

  12. Po cfaj ka Ermal ziu. Nje idiot . Nuk ka nxjerre produkt me te neveritshem tv ndonjehere. Eshte i palexuar . I pashkolle. Injorant fenomenal. Por dhe i etur per te nxjerre lek. Ka bere karagjozin banal te estrades. Pastaj tentoi te kendoje. Pastaj tha – po bej tv se paska lek. I pacipe si cdo i paafte injorant, bleu followers ne insta e fb dhe genjeu ca njerez. Se , me thene te drejten , asnje koment e opinion te vetem nuk kam pare qe i thote nje fjale te mire Ermalit . Neveri e peshtirosje per te. Por prape nuk eshte faji i ermalit. Thelbi e kalbja e ndyre jane Frangaj dhe Rilindja. Keta te fundit e kane inatin e madh me sfiden qe ju ben dija, e verteta e njerezit me shtylle kurrizore. E sa me i madh inati e deshtimi i Rilindasave, aq me shume promovohet nga ata llumi e antivlera. Po. Ata i duan shqiptaret si Ermali. Injorant tre leksh dhe legen lulishteje. Vetem me nje votues si ermali mund jene Ok. Dhe beri ate dalje qesharake e te pakuptimte ne ate show . Beri dhe nje promo video qe nuk ka fjale ta pershkruaje absurdin dhe budallallekun. Ja ky burri plak qe shkon te ermali e ben video me ermalin na udheheq. Jemi ne shkarrje te rrezikshme tatepjete.

  13. @@@@ Liku thote qe lere Remzi Hoxhen(sa mire qe e Kane zhdukur) sepse ne Vlore paska shume qe nuk dihet se ku Jane.Studentet me Ermalin dhe Bushati do ti zgjidhin keto Pune Jo mesimore.Fazllicin r Kane harruar fare,kemi hallin e pushtetin,ci
    Qi nonen te zhdukurve dhe hajduteve.Ermali eshte ceshtja.Ishalla ka ndonje parulle per mesimin dhe Jo per NATON

  14. @@@@ Liku thote qe lere Remzi Hoxhen(sa mire qe e Kane zhdukur) sepse ne Vlore paska shume qe nuk dihet se ku Jane.Studentet me Ermalin dhe Bushati do ti zgjidhin keto Pune Jo mesimore.Fazllicin r Kane harruar fare,kemi hallin e pushtetin,ci
    Qi nonen te zhdukurve dhe hajduteve.Ermali eshte ceshtja.Ishalla ka ndonje parulle per mesimin dhe Jo per NATON

  15. Ky emision kishte dy personazhe. Nga njera ane nje aktor humori dhe nga ana tjeter kryetari i shtetit shqiptar. Te dy keta personazhe duke qene se kane vite ne ekran kane mesuar si te sillen profesionalisht ne prezence te kamerave. Ama ne kete interviste dukej sikur po dilnin te dy per here te pare. Nje humor i sforcuar, batuta qe perseriteshin, ricikloheshin por qe ne syte e shqiptareve shihej vetem neveri. Si cdo mbret dikur ne pallatin e tij mbante edhe “lolot” qe e benin per te qeshur, por si cdo histori ne fund nuk eshte gjykuar apo i eshte prere koka lolos por sundimtarit. Andaj Ermali me veprimin e tij qe gjithmone eshte munduar ta justifikoje se ai do vetem audience dhe asgje tjeter eshte lare ne kte histori. Gjyqi i behet Rames, nje njeriu te konsumuar. Dukej i frikesuar, pa vetebesim, pa ate hijen qe i kish siguruar vetes dikur si i paprekshem. Ishte ne siklet aq sa dhe kolltuku i rehatshem i Xingut ku ish i ulur nuk i dukej komod. Nje kryeminister qe kohen me te madhe e harxhon duke propaganduar ne rrjete sociale pasi ne realitet Shqiperia po digjet. Pak a shume me ngjan me perandorin Neron, i cili i vuri flaken Romes qe ai te frymezohej per kengen/poezine e tij. Te dy ne kohrat perkatese e konsiderojne veten artiste, te dy i karakterizon cbalanca mendore, te dy i karakterizon e njejta gje, Neroni dogji Romen/ Rama po djeg Shqiperine.

  16. Ky emision kishte dy personazhe. Nga njera ane nje aktor humori dhe nga ana tjeter kryetari i shtetit shqiptar. Te dy keta personazhe duke qene se kane vite ne ekran kane mesuar si te sillen profesionalisht ne prezence te kamerave. Ama ne kete interviste dukej sikur po dilnin te dy per here te pare. Nje humor i sforcuar, batuta qe perseriteshin, ricikloheshin por qe ne syte e shqiptareve shihej vetem neveri. Si cdo mbret dikur ne pallatin e tij mbante edhe “lolot” qe e benin per te qeshur, por si cdo histori ne fund nuk eshte gjykuar apo i eshte “prere koka” lolos por sundimtarit. Andaj Ermali me veprimin e tij qe gjithmone eshte munduar ta justifikoje se ai do vetem audience dhe asgje tjeter eshte lare ne kte histori. Gjyqi i behet Rames, nje njeriu te konsumuar. Dukej i frikesuar, pa vetebesim, pa ate hijen qe i kish siguruar vetes dikur si i paprekshem. Ishte ne siklet aq sa dhe kolltuku i rehatshem i Xingut ku ish i ulur nuk i dukej komod. Nje kryeminister qe kohen me te madhe e harxhon duke propaganduar ne rrjete sociale pasi ne realitet Shqiperia po digjet. Pak a shume me ngjan me perandorin Neron, i cili i vuri flaken Romes qe ai te frymezohej per kengen/poezine e tij. Te dy ne kohrat perkatese e konsiderojne veten artiste, te dy i karakterizon cbalanca mendore, te dy i karakterizon e njejta gje, Neroni dogji Romen/ Rama po djeg Shqiperine.

  17. Faktikisht Bushat Rama ka te drejte ne pjesen ku thote mos shihni lajme dhe portale. Eshte e vertete qe nuk do dinim per grabitjet nen djell te qeverise po fakti qe i dime nuk ndryshon asgje. Prandaj pervec lodhjes mendore dhe mbi ngarkese, asgje tjeter nuk do ndryshonte. Konkluzjne mbi zullumin e qeverise mund te nxjeresh pa ndihmen e portaleve dhe lajmeve, mjafton nje kafe me nje te afert, nje shetitje me makine, nje pamje rrugeve ku shesin njerezit cigare ne te ftohte dhe policet e bashkise qe i ndjekin nga pas, per te pare nje rrealitet te hidhur. Pjesa qe eshte shqetesuese eshte e dyta ku thote te shohim futboll, ose Ermal Mamaqin nje cope sakati shpirteror pa asnje vlere, me nje ze si ajo dhia qe uleret ne youtube, qe dhe po te beri per te qeshur gje qe s’ndodh ndonjehere, te jep nje ndjesi ankthi e tmerri. Nga gjithe zullumet e Edi Rames kjo keshille eshte krimi me i rende qe ka bere.

  18. Ja doli Rama. Kush eshte më idjoti i qytetit – pyeti Rama? Ermali – i thane. Atje do shkoj qe te merren me te . Madje do bej nje telefilm si enver llapa me mamaqin dhe Gjithe mileti do merren me ta. Ja ku u harrua protesta dhe qeveria e rene. Po sidomos propaganda e shkuar per lesh.

  19. Ore ku Jane studentet me zinxhire ,qekan kaps se ska Hale as shurrtore.Shkullak a ke qene ndonjehere ne shkolle .

  20. Shyqyr qe sot e keni mbushur portalin me kohen see studentet filluan mesimin.Plasari po perkthen ne gjermanisht Shkulkarin se ne shqip asnje see merr vesh.

  21. Pa keta larot e servilet e psikopatit, ky portal nuk ka vlere, nga pikepamja arkeologjike, sepse jane mo tamo si baballaret e tyre por te kallaisur ne gjoja shtetin demikratik te pushtuar nga keta barbare, e andaj, sot kur po u dridhen kembet, shohin nga dritaret e marrin kurajo te frymezojne psikopatin, hajdutin e qeverise. Ju, qe si zorraxhinj, qyrrashe te rregjimit, ne kete momentkur ekonomia, e papunesia, jane ne pike te hallit, e kur edhe keto pak para po i vidhni cdo dite ketij populli, ju o surogata te sektit kriminal, kerkoni fije bari per ta spetuar kete pushtues, por rrukullima ka filluar, e bashke me te edhe ju servile do thyeni qafen.

  22. Do isha shume kureshtar sikur Fevzo apo Blushi te benin nje emision per shtepite e Metes psh qe ka 11 banjo ne Gjirin e Lalezit (pa llogaritur skraparllinjte e varfer) apo Basha qe ka nje ashensor privat(qe nuk paguan as taksa) nuk po zgjatem me keshtjellat bizantine te Berishajve sepse sic thote dhe specialisti i hidrocentraleve Balliu,Berishajt jane vazhdim i Skenderbeut,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *