• |
ide | kryesore

E pëson keq reperi grek pas publikimit të këngës për Alket Rizain

Paparazzi, Slider



Para pak javësh, reperi grek publikoi një këngë të re që ja ka dedikuar shqiptarit Alket Rizai. Këngëtari grek TUS, mesa duket është futur në telashe me drejtësinë greke, pas publikit të këngës.

TUS nuk e ka për herë të parë që përfshin elemente shqiptare në muzikën e tij, ndaj edhe mediat greke e kritikojnë atë shpeshherë. Kënga e fundit e  tij për gangsterin shqiptar, i cili ka qenë i njohur në Greqi për dy arratisjet e tij spektakolare nga burgjet e sigurisë së lartë, ka qenë e suksesshme edhe nga klikimet që ka marrë.

Është mësuar gjithashtu nga mediat greke se TUS është arrestuar dy ditë më parë dhe shkak mësohet të jetë bërë teksti i këngës për shqiptarin Alket Rizai.
Reperi grek e ka kaluar natën në paraburgimin e një komisariati në Athinë, por kjo nuk është as hera e parë që TUS të merret në pyetje nga policia greke.

Alket Rizai, për momentin ndodhet në burg, ku vuan dënimim me burg përjetë, për vrasje dhe tentativë arratisje nga burgu.

https://www.youtube.com/watch?v=8zy0vhzfds8



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *