• |
ide | kryesore

Golden Globes/ Filmi më i mirë Bohemian Rapsody, zhgënjehet Lady Gaga

Paparazzi, Slider



Ceremonia e Golden Globes ishte disi zhgënjyese për fansat dhe kritikët që favorizonin filmin “A Star Is Born”, pasi ky i fundit nuk arriti të fitonte çmimin kryesor Best Picture (Filmi më i Mirë).

Çmimin e madh e rrëmbeu filmi mbi grupin Queen, “Bohemian Rhapsody”, i luajtur me mjeshtëri nga aktori Rami Malek i cili fitoi gjithashtu çmimin “Aktori më i mirë” në filmat dramë.

Filmi i Bradley Cooper dhe këngëtares Lady Gaga, ishte përfolur se do të shkonte me shumë çmime në shtëpi, por dy artistët shkuan në shtëpi me vetëm një trofe, për “Këngën më të mirë origjinale”.

Protagonisti i “Bohemian Rapsody” u ngjit në skenë për të marrë kupën, ndërsa nuk harroi të falënderonte yllin Freddie Mercury, rolin e të cilit e portretizoi me mjeshtëri:

“Falenderoj Freddie Mercury që më dha kënaqësinë e një jete. Të dua njeri i bukur. Kjo është për ty sepse je i mrekullueshëm”.

Tronditja më e madhe ishte kur 71-vjeçarja Glenn Close i rrëmbeu çmimin Lady Gaga-s si “Aktorja më e mirë” në filmat dramë.

Megjithatë Gaga nuk doli pa një çmim nga ceremonia pasi 32-vjeçarja mori një trofe për këngën më të mirë origjinale për punën e saj në filmin “A Star Is Born”.

Kur Taylor Swift dhe Idris Elba shpallën fituesin, sytë e Gagës u mbushën me lot para se të ngjitej në skenë së bashku me Mark Ronson, Andrew Wyatt dhe Anthony Rossomando.

FITUESIT E GOLDEN GLOBES 2019

Filmi më i mirë – Dramë

Black Panther

BlacKkKlansman

Bohemian Rhapsody – FITUES

If Beale Streat Could Talk

A Star Is Born

Filmi më i mirë – Muzikal ose Komedi

Crazy Rich Asians

The Favourite

Green Book – FITUES

Mary Poppins Returns

Vice

Skenari më i mirë – Motion Picture

Roma

The Favourite

If Beale Street Could Talk

Vice

Green Book – FITUES

Performanca më e mirë nga një aktore në filmat dramë

Glenn Close, The Wife – FITUES

Lady Gaga, A Star Is Born

Nicole Kidman, Destroyer

Melissa McCarthy, Can You Ever Forgive Me?

Rosamund Pike, A Private War

Performanca më e mirë nga një aktor në filmat dramë

Bradley Cooper, A Star Is Born

Willem Dafoe, At Eternity’s Gate

Lucas Hedges, Boy Erased

Rami Malek, Bohemian Rhapsody – FITUES

John David Washington, BlacKkKlansman



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *