• |
ide | kryesore

Burgosen në Serbi tre shqiptarët pasi shkruajtën në borë UÇK

Lajme, Të fundit



Tre shqiptarë që kanë shkruar mbi borë inicialet e UÇK-së janë burgosur.

Të arrestuarit janë shtetasit Iba Bajrami (20) Shpreson Bajrami (22) nga Beogradi, dhe Daniel Kryeziu (25) nga Prizreni, njofton gazeta “Novosti”.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të djeshëm dhe të tre shqiptarët janë dënuar me 55 ditë burg secili.

Tre shqiptarët kanë shkruar mbi disa automjete në rrugën  “Kosta Nagj” në Mirijevo inicialet UÇK, e për pasojë, siç shkruan kjo gazetë, qytetarët e frikësuar kanë njoftuar menjëherë policinë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *