• |
ide | kryesore

SHBA ul statusin diplomatik të BE-së, e konsideron organizatë ndërkombëtare

Lajme, Të fundit

Administrata amerikane pa asnjë paralajmërim ka ulur statusin diplomatik të delegacionit të BE-së në SHBA që prej fundit të vitit të kaluar.

Lëvizja e papritur e Departamentit të Shtetit, e cila nuk ishte raportuar më parë, e redukton këtë status nga vend anëtar në organizatë ndërkombëtare.

“Nuk e dimë se kur e bënë saktësisht një gjë të tille, sepse në një menyrë mjaft të volitshme, harruan te na njoftonin. Unë mund të konfirmoj, se një veprim i tillë nuk është pritur aspak mirë në Bruksel”, tha për Dë një zyrtar i bllokut evropian.

Delegacioni vuri re se ambasadori i BE-së në Uashington nuk u ftua në disa evente të mbajtura vitin e kaluar.
Konfirmimi final erdhi nga zyrtaret që organizuan funeralin shtetëror të ish-presidentit Gorge H.W.Bush.

Sipas diplomatëve europianë ulja e statusit duhet të ketë ndodhur nga fundi i tetorit ose fillimi i nëntorit të vitit që shkoi. Ata besojnë se kjo nuk është thjesht një çështje protokollare, por lëvizje me një motiv të qartë politik.

Pasi diplomatet europiane kanë kërkuar sqarime nga Departamenti i Shtetit, ata kanë marrë përgjigjen që stafi thjesht ka harruar t’i njoftojë.

Ngritja e statusit të ambasadorit të bllokut në nivelin e ambasadorit të një shteti sovran shtatorin e 2016-tës, erdhi pas një procesi të gjatë e intensiv nga DASH-i, në kohën e presidentit Obama.

 

 

1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu