• |
ide | kryesore

Çështja Mayorga/ Policia e Las Vegas i kërkon Italisë ADN e Cristiano Ronaldo

Sport



Policia e Las Vegas ka urdhëruar që Cristiano Ronaldo ti nënshtrohet testit të ADN-së. Qëllimi është të krahasojë rezultatet e testit me gjurmët e ADN të gjetur në rrobat e gruas që e akuzon për dhunë seksuale. Lajmin e bën të ditur Ëall Street Journal duke cituar burimet e forcave të rendit. Kërkesa, shpjegon Ësj, është dërguar tashmë tek autoritetet italiane kompetente.

Cështja e abuzimeve të pretenduara të Ronaldo është rihapur nga policia e Las Vegas vjeshtën e shkuar, pasi Kathryn Mayorga, denoncòi portugezin, duke e akuzuar për dhunë seksuale. Ngjarjet – e mohuara nga CR7 – i takojnë 2009 e kanë ndodhur në Las Vegas. Sipas akuzës futbollisti e ka paguar gruan 375 mijë dollarë për ti mbyllur gojën. Mes provave të mundshme në duart e hetuesve është edhe fustani i Mayorga që kishte në mbrëmjen e dyshuar të përdhunimit, mbi të cilat ka gjurmë ADN që nuk i takon gruas.

Ka ardhur e menjëhershme edhe përgjigja e avokatëve të Cristiano Ronaldo. “Zoti Ronaldo ka thënë gjithmonë, që ajo që ndodhi në Las Vegas në 2009 ishte konsensuale. Nuk është cudi që ADN mund të jetë prezente, as që policia bën këtë kërkesë, standard në hetimet e tyre”, ka deklaruar përmes një komunikate Peter S. Christiansen.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *