• |
ide | kryesore

Sulm talebanësh, vriten 15 policë në Afganistan

Planet



Të paktën 15 zyrtarë policorë afganë janë vrarë dhe 19 të tjerë janë plagosur në sulmet e talibanëve në dy provinca në Afganistan ditën e sotme.

Të paktën tetë zyrtarë policorë janë vrarë në provincën Takhar, pasi sulmit të militantëve talibanë gjatë natës, ka thënë anëtari i Këshillit Provincial, Mawlawi Karamtullah.

Karamtullah ka thënë se 14 persona të tjerë po ashtu janë plagosur në një incident që ka ndodhur në Kavja Gar të Takharit.

Ndërkohë, shtatë zyrtarë policorë janë vrarë në provincën Baglan, pasi talibanët kanë sulmuar një pikë të tyre në orët e hershme të 10 janar, ka thënë anëtari i Këshillit të kësaj province, Zarif Zarif.

Të paktën pesë zyrtarë janë plagosur në këtë incident, ka shtuar Zarif.

Talibanët ende nuk kanë komentuar këto sulme.

Militantët e këtij grupi kanë shtuar sulmet ndaj forcave të sigurisë dhe hapësirave qeveritare në muajt e fundit, derisa trupat afgane dhe ato amerikane kanë rritur operacionet kundër komandatëve të talibanëve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *