• |
ide | kryesore

Situatë e tensionuar mes policisë private dhe studentëve në fakultetin Juridik pas mesnate

Lajme, Të fundit



Në ambientet e fakultetit të Drejtësisë, ku studentët qëndronin brenda edhe pas mesnate, ka patur një situatë të tensionuar mes tyre dhe policisë private.

Policia private, ka provokuar studentët, të cilët qëndrojnë me orë të zgjatuta të ngujuar në fakultet, duke u munduar t’i shkatërrojë simbolikën e protestës së tyre.

Ndonëse roli i policisë private nuk është vendosja e rregullit të bankave dhe karrigeve, ata kanë marrë sendet e nxjerra jashtë prej studentëve si simbol i protestës, duke tentuar që t’i fusin sërish brenda.
Reagimi i studentëve ka qenë i menjëhershëm.

“Mos i prekni bankat, mos prekni me dore studentet, mos guxoni te prekni vajzat”- dëgjohen ata të thonë.

Ata kanë kërkuar solidarizimin e bashkëmoshatarëve të tyre për të bërë qëndresë deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

https://www.facebook.com/SaliBerisha/videos/548178015650280/



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *