• |
ide | kryesore

Modric? Po çfarë Inter, për kroatin ka nisur sprintin Juventus

Sport



Juventus ka nisur në fshehtësi të madhe punën për të arritur tek Luka Modric, duke tentuar ta vendosë nën kontratë Topin e Artë 2018 për sezonin e ardhshëm. Një operacion blitz që ka vendosur në vështirësi dhe ka kapur në befasi Inter e Marotta, që pikërisht në javët e shkuara kishin provuar të testonin gjasat për të sjellë në Itali mesfushorin kroat, pas tratativës së pasuksesshme të verës së shkuar.

Në atë kohë, Florentino Perez ishte nervozuar. Nuk ishin ende kohët e duhura për daljen nga Bernabeu, edhe pse propozimi prej 10 milionë euro në sezon nga klubi i Zhang kishte gjetur konsensusin e lojtarit. Vetëm se tani, zbritja e Juventus në fushë e ka bërë të paparashikueshme situatën: pas CR7 bardhezinjtë duan të ngrenë nivelin edhe me një tjetër Top të Artë që vjen nga Madrid.

34 vjecari ka kontratën me merengues që i skadon në 2020. Nuk ka sinjale për rinovimin e tij me Real e skadenca e afërt e bën interesante situatën. Interesant është fakti se pavarësisht se Modric e ka një agjent përfaqësues, si ndërmjetës në tratativën me Real në këtë fazë Juventus ka nxjerrë menaxherin e plotfuqishëm të CR7, Jorge Mendes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *