• |
ide | kryesore

Banorët e Durrësit dalin në protestë pas aksidentit që i mori jetën dy personave

Lajme, Të fundit


Në rrugën e ish-kënetës në Durrës, një natë më parë humbën jetën dy gra pas një aksidenti.

Vjehrrë e nuse u përplasën për vdekje nga një makinë që drejtohej nga një 22-vjeçar. Banorët kanë dalë të protestojnëë për mungesën e sinjalistikës, ndërsa shprehen se ky aks është kthyer në një rrugë vdekje për shkak të aksidenteve të shumta.

Ajo që vihet re në këtë segment rrugor është mungesa e sinjalistikës vertikale.

Po ashtu nuk janë vendosur ende mbi kalimet për këmbësorët. Semaforët në të shumtën e kohës janë jashtë funksionit.

Banorët kërkojnë që në këtë aks të ketë prezencë të policisë rrugore në mënyrë që të evitohen aksidentet.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *