• |
ide | kryesore

Ndërhyrje me helikopter, evakuohen 15 persona të bllokuar në Theth e Shalë

Lajme, Të fundit



Forca Ajrore evakuuan 15 persona në fshatrat Theth e Shalë, mes tyre dy të sëmurë, problematika e të cilëve u konstatua pak minuta përpara nisjes së helikopterit nga Farka. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes 15 personat, përfshirë edhe disa mësues po dërgohen në Shkodër.

Me gjithë përpjekjet e shumta, ndërhyrja nga toka ka qenë e pamundur. Ministria e Mbrojtjes bën me dije se kërkesa për ndërhyrje nga ajri është bërë nga prefekti i Shkodrës.

Mësuesit dhe banorët në emergjencë ishin bllokuar në Dukagjin për shkak të rënies së sasive të mëdha të dëborës.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *