• |
ide | kryesore

Hije dyshimi për ritenderimin e segmentit për Unazën e Re, në garë 6 kompani

Lajme, Të fundit



Autoriteti Rrugor Shqiptar ka mbyllur procesin e ofertave të cilat kanë ardhur nga kompanitë për lotin e parë të Unazës së Madhe nga pallati me Shigjeta tek sheshi Shqiponja.

6 kompani kanë marrë pjesë në garë.

E para që kryeson listën duke dhënë ofertën më të ulët është një bashkim kompanish, nga Curri Shpk, Vëllëzërit Hysa dhe Agri Konstruksion, e cila në këtë garë ka ofruar 1 774 355 794.3 lekë, për ndërtimin e një segmenti të unazës.

Kompania e dytë është GD Granit ad Skopje e cila ka ofruar 2 013 889 415.5 lekë.

Më pas vjen Gjoka Konstruksion SHA dhe Shansi Invest SHPK, me një ofertë prej 219 974 6882.3 lekë.

Gjithashtu në ritenderimin për segmentin e unazës së madhe ka paraqitur ofertë dhe kompania Geci SHPK 2200747165.4, dhe ANK Shpk me 2242318972.6 lekë si edhe Baftjar Murati i cili edhe pse ka marr pjesë në garë nuk ka paraqitur ofertën e tij.

Kjo është pika e parë pasi ka dhe procedura të tjera do të pritet nëse nga këto kompani do të ketë ankimime dhe më pas do të bëhet vlerësimi i ofertave për të dal me pas në fund të Janarit tek fituesi. Operatorët të cilët kanë marrë pjesë në tender nuk u lejuan të futeshin sot brenda në institucionin e ARRSH-së ndonëse hapja e ofertave duhet të ishte transparente, shkruan News 24.

Lidhur me këtë ritenderim PD denoncoi sot se fituesi i tij është i paracaktuar. Përmes deputetes Pelinku, PD tha se Rama është peng i kësaj afere korruptive, ndërsa shton se ai u kap duke vjedhur me kompanitë fantazmë, ndërsa u shpreh se fituesi është paracaktuar dhe sipas demokratëve ai do të jetë Rrok Gjoka.

Ndërkohë përmes kronikave informative, Neës 24 ka denoncuar hije dyshime sa i takon këtij procesi. Dy dite pas publikimit të kriterit absurd për vinçin 450 ton, News 24 zbulon një tjetër kerkese të çuditshme nga Autoriteti Rrugor Shqiptar. Bëhet fjalë për shkallën e liçencës që ARRSH i kërkon operatorëve në garë.

Në një nga pikat percaktohet që firma që do marrë pjesë në tender të ketë kryer punime me impinate dhe linja telefonike por të jenë të licensës F. Kompania e cila e disponon këtë licensë presupozohet të ketë kryer punime me vlerën mbi 4 miliardë lekë. Ky kriter e bën të detyrueshëm që kompania duhet të ketë përvojë të jashtëzakoshne që ka të bëjë me shtrimin e kabllove por jo për ndërtimi rrugëve. Lidhur me skandalin e Unazës së Madhe, banorët e Astirit të cilët preken nga projekti prej më shumë se dy muajsh vijojnë protestat të pandërprera.



3 Comments

  1. HIJE DYSHIMI??????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????
    PSE AKOMA DYSHONI? NUK JENI TE SIGURT?

  2. Edhe ne vendin me te humbur te botes po te ishte, padyshim qe do fillonte nje procedure e re tenderimi pasi i pari deshtoj per shume arsye ku me kryesorja ishte fallsifikimi i dokumentacionit.

  3. PO JU SIKUR THATE DJE QE KA MARRE FUND KY TENDER . ESHTE PERCAKTUAR FITUESI ?

    KURSE TANI PO MARRIM VESH SE QENKAN 6 KOMPANI NE GARE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *