• |
ide | kryesore

Mesazh i koduar i Wanda Nara tërbon tifozët e Inter

Sport



Wanda Nara është kthyer në qendër të vëmendjes me një postim të koduar në Instagram. Gruaja e agjentja e Mauro Icardi ka shkruar tekstin, mbi një foto që tregon një pistë aviacioni (me një avion në sfond): “Ndërsa pret atë që nuk do të vijë kurrë, jo ku duket ajo që më pak e prisje”.

Kujt i referohet ky postim, vetëm Wanda mund ta thotë, por është e qartë se në kohë paqartësish mbi rinovimin e të shoqit me Inter, me shumë shigjeta të helmatisura mes palëve, tifozët zikaltër janë të ndjeshëm ndaj cdo fjale të bukuroshes argjentinase, që shpesh përdor rrjetet sociale për të dërguar mesazhe mbi situatën.

Dje Wanda e Icardi ishin në Romë, të shoqëruar edhe nga disa pjesëtarë të komunikacionit të Inter. Asgjë që ka të bëjë me merkaton, por regjistrimi i një serie të emisionit “C’è posta per te”. Por në këto kohë mjaftojnë rrjetet sociale për të shpërthyer zëra të cdo lloji: me bazë apo jo. Edhe pse pak kohë më parë të gjithë kishin menduar se, fraza e postuar prej saj në Instagram mbi një kontratë në ardhje, kishte lidhje me Inter, por ndërkohë ishte kontrata me Nike.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *