• |
ide | kryesore

Çfarë ndodhi pak para vetëdorëzimit të Balilit, Artan Hoxha zbulon detaje të reja

Lajme, Të fundit



Artan Hoxha, gazetari i njohur investigativ ka intervistuar pak para vendimit për t’u vetëdorëzuar në polici, Klement Balilin. Hoxha ka pohuar se ka zhvilluar një intervistë në orët e vona të natës dhe biseda me të do të transmetohet nesër në televizionin ku ai punon, Report Tv.

Ndërkaq, gazetari ka habitur lidhur me arsyen e mosarrestimit të Balilit deri tani. Sipas Hoxhës, ka ndikuar pamja ndryshe e të shumëkërkuarit i cili në fakt, thjesht ka humbur disa kilogramë gjatë këtyre viteve arrati.

“Unë e kam marrë në intervistë Klement Balilin. Ai sqaron pse ka zgjedhur këtë rrugë, politika e ka përfshirë në një vorbull, ka qenë një patate e nxehtë. Kjo intervistë është bërë në orët e vona të natës, unë s’mund të tregoj me detaje ku por ramë në një marrëveshje. Mua më interesonte të fliste për pozicionin e vet. Ndryshon shumë, me intervistën që kam bërë në maj 2016, nuk ishte e lehtë ta njihje. Klement Balili nuk është larguar nga Shqipëria, pamja e ka bërë të vështirë ta njihnin. Një njeri kaq i kërkuar nga agjencitë ligjzbatuese, agjencitë e huaja. Imazhi i tij kishte ndryshuar dhe kjo e ka ndihmuar të ishte një njeri i vështirë për t’u kapur”, tha gazetari ndërsa foli edhe për një “aftësi të pazakontë” të Klement Balilit.

“E kam pyetur si ke mundur ti mbijetosh të paktën 16 operacioneve, e kërkonin në 178 vende të botës, edhe nga DEA por ky person me një aftësi të pazakontë, të mbijetojë, t’i përshtatet, tu shpëtojë kërkimeve. Unë vazhdimisht e kam akuzuar por më bëri përshtypje kur e takova e më tha: Unë jam ai Eskobari i madh që ti vazhdimisht ke denoncuar, që ju më keni bërë Eskobar”, tha Hoxha, referuar rrëfimit të Klement Balilit.



6 Comments

  1. Ky kaptinlodra na bën si gazetar i papam. Me të vërtet është rregulluesi i imazhit të kriminelëve. Intervista që do jap Balilua u mor vesh se çështë: I shkreti biznesmen i ndershëm dhe patriot, që u akuzua nga mediat greke, ato shqiptare dhe Sali maloku si Eskobar. Policia e shtetit, spiunët e SHISH, qytetarët e Sarandës nuk e njohën dot Balilin ashtu si nuk njohën Ilirin kur ra 50 kg nga pesha. Bëj të fala Ed Ramës dhe thuaj që të ta hedh honorarin direkt në konton ofshore.

  2. Ti kaptin …. Je skiftere i vertet i saliut,si shkruan saliu ti vetem i ndryshon vendin fjaleve,per kete qe ke bo shko mer shishet dhe vrap te saliu se do te shurroje,mer nje kampion nga shurra dhe mbaje ne shtepi te sjell fat o Kaptin loqe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *