• |
ide | kryesore

Greqi, shqiptari gjendet i vetëvarur në burg

Lajme, Të fundit



Një shqiptar është gjetur sot i vetëvarur në paraburgimin e Agiou Nikolaou në Kretë të Greqisë.

Menjëherë është njoftuar ambulanca e cila ka mbërritur për dhënien e ndihmës së shpejtë, por ndërhyrja ka qenë tepër vonë e për pasojë shqiptari, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i diutr, ndërroi jetë.

Autoritetet kanë nisur hetimin për zbardhjen e ngjarjes. Mediat greke raportojnë se trupi i shqiptarit është dërguar në Morgun e Spitalit të Heraklios, për ekzaminim mjekoligjor.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *