• |
ide | kryesore

Haradinaj për Serbinë: Nuk i ka mbetur gjë tjetër, vetëm të anëtarësohet në BRSS

Lajme, Të fundit



Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka komentuar vizitën e Presidentit Putin në Serbi, duke u shprehur se në bazë të marrëveshjeve ekonomike Serbi-Rusi, këtij vendi nuk i ka mbetur asgjë veç se të anëtarësohet në BRSS.

Haradinaj u shpreh se Rusia të gjithë ekonominë e ka drejtuar në Rusi, ndërsa Kosova operon me euro dhe ekonominë, politikën, sigurinë e ka drejtuar drejt integrimeve euro-atlantike.

“…Asgjë nuk i ka mbetur Serbisë veç se të anëtarësohet në BRSS”, tha ai.

Në 19-vjetorin e themelimit të Administratës Tatimore të Kosovës, Haradinaj u shpreh se pakoja ligjore është vlerësuar nga Bashkimi Evropian.
“Duhet të kemi parametra të ri të luftimit të informalitetit. Duhet ta kemi një trend të luftimit të inormalitetit, nuk bëhet për ndëshkim, por duke iu afruar Bashkimit Evropian shtohen përgjegjësitë”, tha ai.

 



1 Comment

  1. Mos ua hiq taksen .Hani te shkoje te ata per te kerku llogari Jo te Ju.
    Derisa sa te mbledhin mendjen.
    Jo si ketà tanet qe e nxorren ne det Serbine.
    Aty te ngordhin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *