• |
ide | kryesore

Grabitja 3 milionë euro në Rinas, prokuroria jep pretencën për të akuzuarit

Lajme, Të fundit

Prokuroria për Krime të Rënda dha sot pretencën për të pandehurit e grabitjes së 3 milionë eurove në Rinas. Konkretisht, për Dash Kupën prokuroria kërkoi 20 vite burg.

Për Ernest Kupën 19 vite e 8 muaj burg. Neim Avdylin, 20 vite Ditjon Memlikën 5 vjet e 8 muaj.5 vjet e 8 muaj.

Dy të fundit janë bashkëpunëtorët e drejtësisë Më tej, prokuroria kërkoi për Fatjon Xhyliun 16 vite burg. Dritan Sinanin 16 vjet burg. Aleksander Murataj 24 vite burg.

ROLET NË GRUPIN E GRABITËSVE

Prokuroria e Krimeve të Rënda në dosjen e grupit të grabitësve bazuar në provat e mbledhura më herët nga Prokuroria e Tiranës dhe veprimet e kryera së fundi dyshon se Admir Murataj dhe Dash Kupa janë organizatorët e dy grabitjeve të ndodhura në Qafë-Kashar-Rinas.

Njohja mes këtyre dy personave dyshohet se ka nisur që në burgjet greke, ku ka qenë i dënuar edhe Dash Kupa për akuzat e grabitjes. Dy organizatorët dyshohet se kanë siguruar edhe armët, si dhe mjetet për të lëvizur nga vendi i ngjarjes, para, gjatë dhe pas secilës nga grabitjet. Informacioni për lëvizjet e mjeteve të transportit të parave, mënyrën e organizimit të tyre dhe shumat e parave që mjetet transportonin, burimet thonë se siguroheshin nga Fatjon Xhyliu, Ditjon Memlikaj, Neim Avdulaj dhe Admir Çerpja, personi që ka prezantuar informatorët me grabitësit.

Pas dhënies së informacionit, prokuroria tregon se grabitësit i kanë shpërblyer me shuma të mëdha parash të dyshuarit Fatjon Xhyliu (ishpolic privat), Ditjon Memlikaj )ish-komandi) dhe Admir Çerpja (informator). Mendohet se paratë në formën e shpërblimit pas çdo grabitjeje i shpërndante Neim Avdulaj, edhe ky ish-komando, person i njohur më së shumti me Ditjon Memlikën e Fajton Xhyliun.

GRABITJET

Një shumë prej 3.8 milionë eurosh është grabitur në rrugën Tiranë-Rinas në zonën e Qafë-Kasharit, më 3 dhjetor 2015. Eskorta e policisë private u përball me një pritë me 4-5 persona të armatosur, që duke u hequr si policë ndaluan mjetet dhe pasi kërcënuan e qëlluan me armë disa herë thyen xhamat e blindit dhe morën paratë.

E njëjta skenë ndodhi më 9 shkurt 2017 në rrugën pranë Rinasit, kur autorët morën 3.2 milionë dollarë. Ata që informonin për lëvizjen e mjeteve të policive private dhe ndihmësit janë kapur, ndërsa nuk janë kapur personat që kanë vepruar të armatosur në realizimin e vjedhjeve të shumave të konsiderueshme. Pavarësisht shumës totale prej 7 milionë eurosh, deri tani janë gjetur vetëm 400 mijë euro.

1 Comment

  1. Nje pyetje nga publiku per popullin veshderr shqiptar : po eurot ku vajten ????

    Sipas te dhenave te dala ne media jane grabitur mbi 10 milione euro nga ky grup, ne harkun kohor te disa muajve,

    Grabitesve iu gjeten diku tek 250 mije euro te fshehura ne cajnik, oborre, etj

    Gjate hetimit nuk eshte gjendur pjesa tjeter e parave te vjedhura. ~ 10 milione euro mbeten te pagjetura dhe te pa mbledhura nga policia e shtetit.

    Parate kane qe te siguruara

    Vjedhjet jane bere ne mes te dites ne vendet dhe rruget me te sigurta te Shqiperise.

    Mos valle keta trimat jane thjeshte ekzekutore te dikujt tjeter me planin dhe mbeshtjetjen per tu mos u kapur derisa te dorezohen parate ?????

    Trimat kane vetem leket e punes, pra pagesen per punen e kryer, Leket e shumta i morren ata qe i ofruan mbeshtjetje per tu mos u kapur nga policia. sigurisht qe kjo ndodhi pikerisht atehere kur ne shqiperi ministri me i mire ishte sajmir tahiri, e cila pasoi me kanabizimin dhe kriminalizmin ne cdo qelize te policise dhe strukturave shteterore.

    Kjo vjedhje vjen era mashtrim . ne burg shkojne ekzekutoret dhe rojet e hashashit.

    Dhe me artisten Arta te kryprokurorise cdoi gje eshte e kopsitur. asnje hetim te vertete, por hetime fiktive te zgjatura me kot per te hequr vemendjen, e shuar kureshtjene dhe qe scojne askurrkund dhe sigurisht saga mbyllet ne gjykaten e pare, pasi na ape cdo vendim shkurtohet , paraburgimi llogaritet x1.5 . Drejtoria e burgjeve i cileson shembullore, dhe vangjush dako i merr ne sqetull per ti riedukuar.

    SHOW TIME!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu