• |
ide | kryesore

Inter bllokohet nga “macja e zezë”, në San Siro fitues ishin… fëmijët

F1, Sport



Inter humbet terren në përpjekjet për të ndjekur kreun e renditjes, i bllokuar nga Sassuolo, që është macja e zezë e zikaltërve. Nuk ka fitues në San Siro mes dy skuadrave, por fitues mund të konsiderohen 11 mijë fëmijët që mbushën shkallët e stadiumit dhe mesazhi anti-racist që dhanë ata…
Fushata kundër diskriminimit me një “BUU ndaj racizmit (“Brothers Universally United”, përkthyer “Vëllezër të bashkuar botërisht”) është kompletuar nga 11 mijë fëmijët e shkollave, të pranuar në stadium pas skualifikimit të fushës për koret raciste kundër Koulibaly, që kanë shpalosur koreografinë ad hoc në pjesën qendrore të unazës së parë.

Për ndeshjen, nuk është rezultati që shpresonin zikaltrit, edhe pse Sassuolo është një nga skuadrat që i ka sjellë më shumë kokëçarje Inter në Serie A vitet e fundit. Vetëm 0-0 edhe pse të paktën në pjesën e parë Interi ishte një skuadër dukshëm më e mirë e pranë golit
me Perisic dhe Icardi.

Vetëm se skuadra e Spalletti e humbi toruan dhe lejoi Sassuolo të rrezikojë frikshëm, duke ngjitur në piedestal Samir Handanovic, deciziv në të paktën dy momente, sidomos në minutën e parë shtesë kur shpëtoi nga humbja Interin.

Pas këtij barazimi Interi betet në vendin e tretë më 40 pikë, shtatë më shumë se Roma që gjendët në vendin e katërt.

Italy – Serie A
Roma 3 – 2 Torino
Udinese 1 – 2 Parma
Inter 0 – 0 Sassuolo



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *