• |
ide | kryesore

Meta nis takimin me krerët e Malit të Zi, kryeqyteti malazez mbushet me flamuj shqiptarë

Lajme, Të fundit



Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, është pritur ditën e sotme në Mal të Zi nga presidenti i këtij shteti, Milo Gjukanoviç, me të cilin do të zhvillojë dhe bisedime dypalëshe.

Gjatë qëndrimit në vendin fqinj, kreu i shtetit do të takohet dhe me Kryetarin e Parlamentit të Malit të Zi, Ivan Brajoviç si dhe me Kryeministrin, zotin Dushko Markoviç.

Gjithashtu, Presidentit Meta do të takohet me Këshillin Kombëtar të Shqiptarëve të Malit të Zi dhe do të vizitojë qytetet e Tuzit, Tivarit dhe Ulqinit.

Ndryshe nga çdo vizitë e bërë më parë në Mal të Zi, këtë herë Podgorica ishte mbushur me flamuj kuq e zi.

 



2 Comments

  1. Filloi kontrabanda me mafiozin e vjeter Gjukanovic..Ne fakt nuk mund te behej ndryshe, Like Floriri dhe Gjukanovic Kontrabandisti!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *