• |
ide | kryesore

Cipras: Marrëveshja e Prespës është gurthemeli i vëllazërisë së vendeve të Ballkanit

Lajme, Të fundit



Kryeministri i Greqisë, Aleksis Cipras në një video mesazh drejtuar qytetarëve grekë, ka theksuar se është koha e mësimit të vërtetës rreth Marrëveshjes së Prespës.

 “Me Marrëveshjen e Prespës po e mbrojmë Maqedoninë tonë. Ne kapërcejmë frikën dhe hapim rrugën drejt paqes dhe rritjes ekonomike”, thotë Cipras në një video mesazhin e titulluar “E vërteta mbi Marrëveshjen e Prespës”.

Sipas Cipras, kjo marrëveshje është gurthemeli i miqësisë, bashkëpunimit dhe vëllazërisë së vendeve të Ballkanit.

 “Fqinjët tanë e dallojnë identitetin e tyre, pranojnë se gjuha e tyre është gjuhë sllave dhe se kultura e tyre në asnjë mënyrë nuk lidhet me trashëgiminë e lashtë greke. Përmes Marrëveshjes së Prespës, ne njohim shtetësinë, jo grupin etnik. Nuk do të ketë aludime irredentiste në tekstet e tyre. Ata po ndryshojnë emrat e monumenteve, të infrastrukturës dhe hapësirës publike”, tha Cipras.



3 Comments

  1. ‘Gurthemeli i miqësisë, bashkëpunimit dhe vëllazërisë së vendeve të Ballkanit’?!
    Greqia ka ne fuqi akoma ligjin e Luftes…a mund te besh lufte (me ligj) me nje mik, vella apo bashkepunetor?! Mos ka filluar edhe ky te marre droge si k/ministri i Shqiperise…

    1. marrveshja mes vllezerve sllav kunder pasardhesve ili por historia ,vaktet eshtrat e te pareve tane nen kembet e tyre jan deshmia gjalle qe ne pak kohe do ti rrenojne te gjith keta edaacak kan per tiu paguar shum vendalive shqiptare te zotit hanit qe ka mbajtur brenda per shekuj me rralle kesi lloj kafshesh,ne mezin e vet sa tani mendojne se po e shdukin fare ,zoti eshte i mall ,e drejta vonon por nuk humb ajo i ka faktet ngado qe nuk humbin zhduken as manipulohen vetem se sa me shum te luftohet aq me shum forcohet marrveshjet me padrejtesi fundin e kan shkatrrim zhgenjim humbje ndeshkim

  2. Ne Ballkan e ka zanafillen Lufta e pare Boterore, dy luftra te pergjakshme Ballkanike, dhe me interesante Cipras e lidh suksesin e kesaj marveshje me interpretimin e tij per historine e Ballkanit, sipas deshires e vullnetit Grek!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *