• |
ide | kryesore

Ish-presidenti i Ukrainës shpallet fajtor për tradhti

Planet



Një gjykatë në Kiev shpalli ish-presidentin e Ukrainës, Viktor Yanukovych, fajtor për tradhti dhe për bashkëpunim në përpjekjen për të ndryshuar kufirin e Ukrainës dhe për të bërë luftë.

Prokurorët kërkuan që Yanukovych të dënohet me 15 vjet burgim. Vendimi u shpall në mungesë të tij. Besohet se Yanukovych aktualisht strehohet në Rusi.

Yanukovych, pro-rus, është rrëzuar nga pushteti nga protestat kundër tij, në shkurt të vitit 2014. Menjëherë pas kësaj, Rusia ka aneksuar gadishullin ukrainas të Krimesë.

Rusia po ashtu ka nxitur trazira dhe ka mbështetur separatistët në lindje të Ukrainës, shkruan Rel.

Lufta atje midis separatistëve pro-rusë dhe forcave qeveritare ka lënë mbi 10,300 njerëz të vrarë.

Gjykata Ndërkombëtare për Krime ka konstatuar në nëntor të vitit 2016 se luftimet në lindje të Ukrainës janë “një konflikt i armatosur ndërkombëtar midis Ukrainës dhe Federatës Ruse”. 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *