• |
ide | kryesore

Arsenal parakalon United për Perisic, del hapur Emery: “Do ishte i shkëlqyer”

Sport



Në kohën kur vazhdon tratativa mes Inter e Arsenal për shitjen e Ivan Perisic, tekniku i Gunners, Unai Emery, del hapur gjatë konferencës për shtyp, përpara ndeshjes me Cardiff: “Klubi po punon për të arritur tek disa lojtarë. Nuk i di emrat, nuk mund të them me saktësi kush janë, por janë lojtarë që mund të na japin një dorë, që mund të luajnë në të dy krahët. Perisic? Mendoj se cdo lojtar që mund të na ndihmojë është i mirë”.

Pas fjalëve të Marotta që kanë konfirmuar se kroati është i destinuar të largohet nga zikaltrit në këtë sesion merkato, kontaktet mes dy klubeve për të kërkuar një akord janë futur në fazë decizive. Arsenal ka propozuar një huazim me 4 milionë plùs 40 për të drejtën e blerjes, zikaltrit janë dakord me shumën, por jo me formulën, duke kërkuar detyrim blerjen.

Me merkaton që mbyllet të enjten, për Inter e Arsenal është një garë me kohën për të gjetur akordin. Pozicionet e klubeve, që kanë motivet e tyre, për momentin duken të palëvizshme. Londinezët nuk heqin dorë nga lojtari, por kërkojnë garanci, duke parë gjysmën e parë jo brilante të sezonit. Ndëra në Appiano, nuk duan ti lënë asgjë pezull, kështu që nëse duhet të iki, kroati do të largohet përfundimisht.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *