• |
ide | kryesore

Atletico Madrid: Frenon Godin, por pritet të jetë për sfidën në Champions kundër Juventus

Sport



Jo vetëm Juventus ka humbur për një muaj një nga elementet e rëndësishëm të tij të mbrojtjes Leonardo Bonucci, por edhe Atletico Madrid gjithashtu duhet të bëjë llogaritë pa mbrojtësin Diego Godin. Ndryshe nga bardhezinjtë e Torinos që nuk do ta kenë ish-in e Milanit në fushë për ndeshjen ndaj Colchoneros, këta të fundit pritet ta kenë lojtarin uruguajan në dispozicion për Champions.

 

Godin ka kryer ekzaminimet mjekësore rutinë këtë mëngjes dhe dëmtimi i tij duket se mund të rikuperohet në më pak se tre javë, edhe pse Altetico do ta vlerësojë me shumë kujdes gjendjen e tij:

 

“Diego Godin është zëvendësuar këtë fundjavë kundër Getafe. Në mënjesin e së hënës më 28 janar, kapiteni ynë ka kryer një rezonancë magnetike në Klinikën Universitare të Navarra, ku është konstatuar lëndimi i muskulit aduktor të kofshës së djathtë”.

 

Nëse Godin nuk do t’ia dalë të riaftësohet për sfidën me Juventus, Simeone do të hedhë në fushë dyshen Gimenez-Hernandez, lojtarë të rinj, por që kanë treguar se dinë të mbajnë peshën e ndeshjeve të mëdha.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *