• |
ide | kryesore

“Edi Rama fle vetëm 1 orë e 45 minuta, sepse…”

Lajme, Të fundit



Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi është shprehur se kryeministri i vendit fle vetëm 1 orë e 45 minuta në ditë dhe se gjithë pjesën e mbetur të kohës e kalon në aplikacionin “Whats’App”.

E ftuar në emisionin “5 pyetje nga Babaramo”, kryetarja e LSI-së tha se një mik i përbashkët mes tij e Ramës ja ka pohuar se kryeministrin e kalon të gjithë ditën në rrjetet sociale e në aplikacionet të komunikimit.

“Rama fle vetëm 1 orë e 45 minuta në ditë dhe pjesën tjetër rri në rrjetet sociale. Edhe sikur 15 minuta të flejë më pak, na e ka thënë një mik, ai nuk do jetë i përgjegjshëm në vendimmarrjen e tij… Edhe tani po të futesh ta shohësh në WhatsApp është online. Flet me të gjithë” – tha Kryemadhi. 

Ajo është shprehur se me nisjen e protestës, opozita nuk do të ndalet. Kryemadhi nuk është treguar koncize duke dhënë të gjitha detajet, por është shprehur se “mund të rrethohet kryeministria”.

“Në datën 16 shkurt fillon protesta dhe nuk ndalemi më. Mund të qëndrojmë aty gjatë, mund të rrethohet Kryeministria, mund të ketë disa skenarë”, – tha Kryemadhi. ©LAPSI.al



4 Comments

  1. Stilolapsa me helm,cadra pistolete dhe pica me birre .Ne darke petulla me Kos dhe gjume tek gjiri I lalezit me burrin Patriot.

  2. Hije dyshimi per keto qe thote kryemadhi……..
    Pra eshte kjo vet qe i dergon mesazhe rames oret e vona…..pasion i vjeter……

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *